Messi lëvdon Ancelottin e Neymarin

Lionel Messi gjeti vetëm fjalë pozitive nga Afrika. Superylli argjentinas në intervistën e tij të parë në Senegal, lëvdoi trajnerin e ri të Realit, Carlo Ancelottin.
"Mendoj se sivjet do të konkurrojmë me një Real edhe më të madh. Do të jetë e vështirë ndaj tyre sepse ata kanë lojtarë të mëdhenjë. Tani në skuadër kanë një trajner shumë të fortë. Ancelotti është njëri nga trajnerët më të mirë" deklaroi Messi.
Leo Messi poashtu foli edhe për formën e Neymar që po kalon në Kupën e Konfederatave.
"Neymar është një lojtar i madh që tani. Ne të gjithë po e shohim se sa mirë di të luaj ai. Unë shpresoj se këtë gjë do ta tregoj edhe te Barcelona" përfundoj Messi./Indeksonline/