Qanë dhe kërkon falje në konferencë

Futbollisti i njohur italian, Fabrizio Micoli nuk ka mundur ti ndalë lotët në një intervistë të bërë për Prokurorinë e Palermos. Ish futbollisti i Juventusit po hetohet për akses abuziv në sistemin informatik. Nga një përgjim i një telefonate, Miccoli kishte fyer me fjalë ish gjykatësin e ekzekutuar 21 vjet më parë, Geovani Falconen.
"Për mua është një ditë e rëndësishme. Pas asaj që ndodhi nuk kam vënë gjumë në sy për tri net, sepse dolën janë thënë gjëra që unë as që I mendoj dhe këtë e kam treguar me fakte. Jam treguar gjithmonë bujar, madje kam zbritur në fushë me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Falcones. Jam këtu për t’i kërkuar falje qytetit të Palermos si dhe familjes sime që më ka mësuar të rritem me respekt dhe nder. Kam 20 vjet që luaj futboll, jam karguar nga shtëpia në moshën 12-vjeçare. Jam babai i një familjeje dhe dua t’i rris fëmijët e mi si njeri që respekton ligjet" deklaroi Miccoli./Indeksonline/