Messi, më i mirë se Pele e Maradona

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 20:30
Xavi Hernandez beson se Barcelona është ekipi më i mirë në 20 vjetët e fundit dhe se Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
“Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, më i mirë se Pele, Maradona apo Cruyff. Ai është kyç tek ne. Pa të, nuk do të ishim këta që jemi”, insiston Xavi për tabloidin gjerman, Bild.
‘Blaugrana’ e fituan titullin e tretë rresht në La Liga dhe Ligën e Kampionëve për herë të dytë në tri vitet e fundit.
“Ka pasur ekipe të mëdha në histori të futbollit, Brazili i Peles, Ajaxi i Cruyff, Milani i Sacchit, por në 20 vjetët e fundit, kjo Barcelona është ekipi më i mirë”, deklaroi mesfushori spanjoll, i cili ka merita të veçanta që Barcelona po arrin suksese në vitet e fundit.