Triumfi i Nadal. Barazon rekordin me Borg

Rafael Nadal ka triumfuar në “Roland Garros” duke mundur në finale 3-1 me sete Roger Federer. Ky është titulli i gjashtë për tenistin spanjoll në turneun “Grand Slam” të Parisit, ndërsa ka barazuar rekordin e legjendës së tenisit botëror Bjorn Borg. Raketa numër një e renditjes së përgjithshme dominoi në ndeshjen finale, duke fituar dy setet e para.
Përgjigja e Federer do të vinte në setin e tretë, por në atë final Nadal do të tregohej përsëri i saktë me lojën e tij duke fituar trofeun e gjashtë në “Roland Garros”. Ky sukses e ngjit Nadal në të njëjtin stad me Bjorn Borg, i cili mbante më parë rekordin si tenisti i vetëm që kishte fituar gjashtë herë turneun francez. Po ashtu, ky triumf konsolidon më tej Rafael Nadal në krye të renditjes së tenisit botëror për meshkuj, pasi spanjolli ka thelluar më tej diferencën me ndjekësin më të afërt Roger Federer.
Titulli kampion në “Roland Garros” është i dhjeti “Grand Slam” në karrierën profesioniste të Rafael Nadal. Ky i fundit ka fituar gjashtë herë turneun francez, dy here Wimbledon dhe ngas një herë “US Open” dhe “Australian Open”.