E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, më i miri në Evropë

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 19:55

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është zgjedhur futbollisti më i mirë në Evropë, çmim të cilin e ndan UEFA.

Në garë me sulmuesin argjentinas ishin edhe bashkëlojtari i tij nga Barcelona Xavi Hernandez si dhe Cristiano Ronaldo nga Real Madridi.

Në bazë të votave nga gazetarët, Messi doli fitues dhe tha se ndihet shumë i lumtur dhe i privilegjuar për çmimin e fituar.

Messi sezonin e kaluar i ndihmoi Barcelonës të mbron titullin në La Liga si dhe fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës.

Të premten ai dhe skuadra e tij do të takohen me Porton në Superkupën e Evropës në Monaco.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›