E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi ndalet vetëm me automatik

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është në formë magjike dhe reparteve defansive të ekipeve kundërshtare u nevojiten automatik për ta ndalur atë, ka thënë ish futbollisti më i mirë në Evropë, Hristo Stoichkov.

Messi vazhdoi me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme kur udhëhoqi Barcelonën drejt fitores 2-0 ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu të shtunën, katër ditë pasi realizoi katër gola në ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit.

“Përpara kanë thënë se e vetmja mënyrë ta ndalni është me pistoletë, por sot ju nevojitet një automatik për ta ndalur”, tha ish sulmuesi i Barcelonës, Stoichkov, për të përditshmen bullgare Trud. 44 vjeçari ishte bërë idhull në Nou Camp me lojën e tij agresive dhe kritikat e përhershme ndaj rivalit Real Madrid.

Stoichkov ishte anëtar i “Ekipit të Ëndrrave” të udhëhequr nga Johan Cruyff, që vitet e hershme të 90-ta fitoi katër herë me radhë kampionatin spanjoll. “Cili është komenti im për ndeshjen? Disa godisnin si gomarë, ndërsa të tjerët luanin futboll”, tha Stoichkov i pyetur të analizonte ndeshjen në Bernabeu. “Paratë nuk e blejnë futbollin. Qindra miliona euro të shpenzuara nga Reali nuk mjaftuan as për të shënuar një gol të vetëm”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›