Messi, numër 1

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 18:00
Legjenda holandeze Marco Van Basten mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë i momentit.
“Messi do të fitojë shumë Topa të Artë të tjerë, është më i miri. Është në klasifikimin e më të mëdhenjve bashkë me Maradonën, Pelen e Cruijff”, theksoi fituesi i trefishtë i ‘Topit të Artë’ për ‘Gazzetta dello Sport’.
Ai foli edhe për ish skuadrën, Milan. Van Basten insiston se Rossonerët shumë shpejtë do të jenë mbretër të Evropës. Trajneri holandez e pranon se ngjason Zlatan Ibrahimovic, por thotë se suedezi është më nevrik. Sa i përket Barcelonës, Van Basten thotë se ajo është mrekulli e mrekullive.