E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi, rekordmen edhe me paraqitje

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është shumë pranë realizimit të një rekordi të ri në karrierën e tij me gjigantin katalan.

Por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për numrin e golave të shënuar. Sulmuesi argjentinas, në ndeshjen e së dielës në Nou Camp kundër Valencias do të bëhet futbollisti më i ri në histori të Barcelonës (24 vjeç e 240 ditë) i cili arrin kuotën e 200 ndeshjeve në La Liga.

Messi do të tejkalojë dyshen Xavi Hernandez (që mbante rekordin me 25 vjeç e 236 ditë), Andres Iniestan (25 vjeç e 271 ditë) dhe Victor Valdesin (26 vjeç e 299 ditë).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›