E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Mancester Sitit optimist per kualifikimi ne Ligen e Europes

Në Porto nuk është e lehtë të fitohet, ndonëse skuadra portugeze nuk është aq shumë e frikshme sa një vit më parë. Pra, Mançester Siti mund të ndjejë më shumë besim në forcat e veta, edhe pse trajneri Roberto Mançini bën thirrje për kujdes në ndeshjen e dytë në Ligën e Europës.  “Mendoj se është një rezultat i mirë, pasi këtu është e vështirë të fitohet. Mendoj se e fituam këtë ndeshje pasi luajtëm shumë mirë. Ne krijuam më shumë raste se ata dhe djemtë ishin fantastikë. Kemi 60 për qind shanse për të kaluar turin. Por ne luajmë ndaj Portos, një skuadre të madhe, do të jetë e vështirë edhe në Mançester ndaj duhet të jemi sërish të përqëndruar”, deklaroi Mançini. Trajneri portugez, Vitor Pereira, mendon se mund ta përmbysë hunbjen 2-1 në ndeshjen që do të luhet në Angli javën e ardhshme. Pereira u shpreh se “e dinim që më parë se do të kishim përballë një skuadër të fortë. Por, tani, edhe pse pësuam dy gola, e dimë se mund të shënojmë në Angli. Pjesa e dytë ishte pasojë e fuqisë fizike të Sitit, të nivelit të kampionatit anglez dhe të cilësisë së tyre. Kemi luajtur vetëm gjysmën e përballjes, jemi në dizavantazh, por do ta kërkojmë sërish kualifikimin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›