E Diel, 1 Nëntor 2026

Boca, 32 ndeshje pa humbje por trajneri i rrezikuar

Trajneri Julio Cesar Falcioni është i pamposhtur në 32 ndeshjet e tij në drejtim të Boca Juniorsit me kujtime të freskëta nga triumfi në ligën e Argjentinës në dhjetor.

Boca po ashtu është favorite për të triumfuar në Copa Libertadores. Në përgjithësi, skuadra aktuale ka ringjall kujtimet e periudhës së kaluar të suksesshme. Por, jo gjithçka është duke shkuar mirë.

Pavarësisht serisë pozitive, trajneri Falcioni është në rrezik për tu shkarkuar – ose të detyrohet të japë dorëheqje – për shkak të mosmarrëveshjeve të fundit me kapitenin Juan Roman Riquelme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›