Milan dhe Inter tregojnë muskujt, shënojnë fitore të lehta

kipet nga qyteti i Milanos, AC Milan dhe Inter kanë shënuar fitore të lehta në kuadër të javës së dytë në Serie A.
Milani iu rikthehet fitoreve pasi mposhti Cagliarin, pas humbjes befasuese se javës së kaluar ndaj Veronas. Rossonerët e fituan këtë takim me rezultatin e përgjithshëm 3 me 1. Golat për milanistët i shënuan Robinho në të 8-ën, Mexes në të 30-ën, dhe Balotelli në të 62-ën, ndërsa për Cagliarin golin e vetëm e shënoi Sau në të 30-ën.
Fitore të lehtë ka shënuar edhe Interi pasi mposhti si mysafir Catanian me rezultatin 0 me 3. Golat për Neroazzurët u shënuan nga Palacio në min. e 19, Nagatomo në të 56-ën dhe Alvarez në të 80. Milan me këtë fitore merr 3 pikët e para ndërsa Inter ka 6 pikë prej dy fitoreve që ka.