E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, tentojnë të vrasin njëri- tjetrin policia i parandalon

SHKODER- Policia Shkodrës ka arritur të parandalojë një vrasje mesnatën e së shtunës, kur ka ndërhyrë në kohë në një konflikt mes dy personash në lagjen “Ahmet Haxhia”.
Policia ka arrestuar 2 persona të armatosur të cilët ishin përgatitur që të qëllonin mbi njëri-tjetrin me armë zjarri. Të arrestuarit janë 35 vjeçari Zamir Kadrija dhe 56 vjeçari Xhevdet Xhufelaj.

Sipas policisë Xhufelaj ishte i pajisuar me automatik model 54 brenda të cilit kishte 20 copë fishekë dhe ishte i pozicionuar në hyrje të një pallati në lagjen Ahmet Haxhia. Nga ana tjeter 35 vjecari Zamir Kadrija, ndodhej në derën e banesës së tij në pozicion zjarri po automatik model 54 brenda të cilit ndodheshin 27 copë fisheke.

Per disa minuta banoret përreth janë terrorizuar nga situata e frikshme, ndërsa policia fatmirësisht ka mundur të ndërhyjë në kohë duke arrestuar të dy personat e përfshirë në këtë konflikt duke parandaluar krimin.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›