Shkodër, policia parandalon një vrasje, në pranga 2 persona
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje si dhe arrestimin e dy autorëve. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Zamir Kadrija 35 vjeç dhe Xhevdet Xhufelaj 56 vjeç, që të dy banues në lagjen "Ahmet Haxhia" të qytetit Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë, pasi po dje rreth orës 23:40, në banesën e shtetasit Zamir Kadrija në lagjen "Ahmet Haxhia" të qytetit Shkodër, pas një koflikti, kishin vënë në pritë njëri-tjetrin, ku të dy ishin me armë në duar.
Sipas policisë efektivat ndërhynë dhe bënë të mundur neutralizimin e autorëve në vendin e ngjarjes ndërsa materilet në ngarkim të dy të arrestuarve, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë, për veprat penale të "Vrasjes me dashje, e ngelur në tentativë" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake".