E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Europa do të dalë nga kriza

Angela Merkel / Foto arkiv

Europa do të dalë nga kriza me një monedhë të përbashkët të qëndrueshme dhe një të ardhme të sigurt, është shprehur kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Merkel ka shtuar se eurozona ka të gjithë instrumentet për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të saj.

Spanja nuk ka kërkuar ende asnjë ndihmë dhe Gjermania nuk do të bëjë asnjë presion mbi shtetet  për të garantuar mbështetjen, ka shtuar Merkel, sipas agjencisë së shtypit Bloomberg. Ndërsa në lidhje me Greqinë, Merkel është shprehur pro qëndrimit të saj në zonën euro. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›