E Diel, 1 Nëntor 2026

Te denuarit Bedri Spahiut e bere lugen e florinjte

Korrik 67/ Ben vape nje vape e tille nuk eshte pare kurre. Ne kamp ka disa dite qe ka ardhur Prokurori i Pergjithshem. Kuptohet jo me statusin e kreut te akuzes por i denuar si gjithe te tjeret. Ish-byroisti nga Gjirokastra Bedri Spahiu e ka veshtire te pajtohet me jeten ne pranga. Ca me teper kur i duhet te bashkejetoje me mjaft nga viktimat e tij. Ketu ne Baltez te Elbasanit ka me dhjetera te burgosur te ndeshkuar me firmen e Spahiut. Pikerisht kjo behet shkak i debateve te zgjatura. Njeriu qe e ngacmon me shpesh eshte Ramadan Jahua nga Frasheri. Ai ka shume vite ketu. Madje sic thone eshte denuar prej tij. Ndryshe nga plaku permetar qe here pas here shperthen gjirokastriti Bedri Spahiu mundohet te jete i permbajtur. Ai duket i edukuar ka kulture dhe komunikon me njerezillek. Per moshen qe ka komanda e ka caktuar te sjelle uje per te denuarit e tjere. Sa here vjen te fronti punes te gjithe fillojne dhe e thumbojne Hajde Bedri sillna qumesht me rubinet. Nuk eshte pa domethenie kjo ironi. Jeta e burgut ka disa vecori qe kurre nuk mund te krahasohen me jeten ne liri. Atje ne nje menyre te cuditshme mesohet gjithcka mbi biografine e bashkevuajtesve. E tille ishte dhe meseleja e Bedri Spahiut me qumeshtin. Ajo ishte pervetesuar nga te tere te denuarit. Qysh nga koha e luftes kish mbijetuar nje fjale e thene prej tij ne delir e siper. Ne nje tubim popullor ai pat thene Me tu cliruar vendi do hame me luge floriri dhe qumeshti do te na vije ne shtepi me rubinet. Ne kamp kete e kishin marre vesh te gjithe dhe e ironizonin perdite. Kishte nga ata qe benin shaka kishte qe e ngacmonin po kish dhe te tjere qe ia thoshin gjithe inat. Ndryshonte puna kur me xha Ramadanin e zgjuar zhvillonin biseda qe nisnin te tilla e perfundonin ne nje debat politik qe i nxehte te dy palet...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›