Mesuesi vret gruan dhe veten

DURRS/ Ded dhe Marte Mandrea jane gjetur te vdekur mengjesin e se martes nga djali i tyre
Burimet e policise shprehen se nuk dihen shkaqet qe cuan ne vrasjen e dy mesuesve
Nje krim ne familje ka tronditur rende lagjen 18 te qytetit te Durresit. Policia ka njoftuar se ne kete lagje jane gjetur te vrare me arme zjarri ne banesen e tyre shtetasit Ded Mandrea 54 vjec dhe bashkeshortja e tij Marte Mandrea 52 vjece. Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve te para me qellim zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Banoret kane deklaruar se ata e kane konstatuar ngjarjen rreth ores 700 te mengjesit dhe se kane njoftuar policine e cila ka ardhur ne vendngjarje dhe ka konstatuar vrasjen e gruas dhe vetevrasjen e bashkeshortit te saj. Fqinjet kane shprehur keqardhjen per kete cift mesuesish te cilet kane gezuar reputacionin e tyre. Ata thane se ka qene nje familje nga me te mirat ne zone dhe se kishin rreth 10 - 12 vjet qe jetonin ne fqinjesi me ta pa asnje problem.
Deda dhe Marte Mandrea kishin punuar per shume vite mesues ne zonat e Mirdites dhe pasi kishin zbritur ne Durres ata kishin nisur pune te ndryshme burri si shites gomash per automjete ndersa e shoqja Marta si punonjese rrobaqepesie. Ata punonin tha nje nga fqinjet e tyre dhe se ata kane qene njerez nga me te respektuarit. Nje nga fqinjet tha se atij nuk i kishte qelluar qe te njihte fqinje aq te sjellshem sa ata. Ata jetonin me nje nga djemte dhe nusen e cila kishte edhe nje femije te vogel.
Tragjedia ne familje
Trupat e pajete te viktimave jane gjetur nga femijet e tyre rreth ores 630 te mengjesit. Ka qene koha kur pergatiteshin per te shkuar ne pune dhe u kane thirrur. Familjaret shprehen se kane gjetur deren e dhomes te mbyllur.
Me pas djali i madh ka thyer xhamin e deres dhe ka hyre brenda. Pasi shperthyen deren kane pare skenen tragjike ku dy trupat nena ne krevat dhe i ati ne toke ishin te mbuluar nga gjaku. Policia eshte njoftuar nga fqinjet rreth ores 700 te mengjesit. Me te mberritur ne vendngjarje kane nisur ekzaminimet e para. Nga hetimet e deritanishme sipas policise kemi te bejme me nje ngjarje ku bashkeshorti ka kryer vrasjen e gruas se tij dhe me pas eshte vetevrare.
Ne vendin e ngjarjes ekspertet kane administruar armen me te cilen dyshohet te jete kryer krimi nje pistolete e markes TT dy gezhoja plumbash si dhe objekte te tjera qe per hetuesit jane vleresuar si prova per hetimin. Komshinjte kane treguar te tronditur per oret e mengjesit kur kane degjuar britmat e femijeve te ciftit te cilet kane kerkuar ndihme perballe asaj skene te rende.
Nje banore fqinje tregon edhe minutat e para te skenes tragjike qe ajo ka pare ne kete familje pas krimit te ndodhur. Ajo tha se gjate nates nuk eshte degjuar as grindje dhe as zhurme arme. Ne mengjes kur u nisa te shkoj ne pune - thekson fqinja - kam degjuar ulerimat e te birit dhe shkova me vrap. Pyeta eshte more Toni dhe djali i viktimave eshte pergjigjur se nuk dinte gje por se prinderit i kishin vrare veten dhe me shume nuk dinte gje tjeter.
Policia ka bere te ditur se nga hetimet e deritanishme mendohet se kemi te bejme me nje ngjarje ku bashkeshorti ka kryer vrasjen me pare te gruas se tij dhe me pas eshte vetevrare. ifti i vrare ka punuar per shume vite si mesues ne rrethin e Mirdites nderkohe qe ende nuk dihen shkaqet qe kane cuar ne nje veprim te tille.
Precedentet
Krimi ne familje eshte hera e trete qe shfaqet kaq dhunshem ne qytetin e Durresit brenda nje muaji. Ded Mandrea 54 vjec dyshohet te jete dhe protagonisti i krimit te se martes. Nje nder skenat e perseritura ne qytetin e Durresit pas asaj qe ndodhi ne fillim te ketij viti ku nje 54-vjecar ekzekutoi me automatik gruan e tij 44-vjecare dhe me pas tentoi te vriste veten si dhe rasti kur nje plake 81-vjecare ka ekzekutuar me shkop burrin e saj 87-vjecar me 21 janar.