Mesuesit e shkencave ekzakte, ne "prove"
Shkak, mungesa e arsimtareve ne shkollat 9-vjecare per lendet e shkencave ekzakte
Studentet qe diplomohen ne deget e shkencave ekzakte si: Matematika, Fizika, etj., do te punojne "me detyrim" ne shkolla dhe zona te caktuara. Kjo nisme do te merret per shkak te mungeses se mesuesve ne keto lende, sidomos ne zona te thella. Sikurse bejne te ditur burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, po mendohet seriozisht futja e sistemit te stazhit per keto lende.
Propozimi
Propozimi eshte bere nga specialiste te Ministrise se Arsimit, te cilet duke hasur pengesa per kete ceshtje, kane vendosur te gjejne nje zgjidhje te mesme. Keshtu, MASH ka vendosur ngritjen e nje grupi pune qe po diskuton mbi pergatitjen e mesuesve te rinj. Nje vemendje e vecante po i kushtohet mesuesve te shkencave ekzakte, per te cilet sistemi yne arsimor ka shume mungesa. Pikerisht per te dale nga ky ngerc, grupi i punes ne MASH ka propozuar qe te futet stazhi i punes per te rinjte e sapodiplomuar ne mesuesi, ne ato dege nuk jane te preferuara, por edhe ne zona qe kane nevoje per mesues. Kryerja e stazhit per keta diplomante, do te jete kusht kryesor per te marre titullin mesues definitiv. Keshtu, kjo kategori te rinjsh do te mund te marre titullin "Mesues" dhe rrjedhimisht te fitojne vendin e punes, vetem nese arrijne te perfundojne kete periudhe prove, e cila do te realizohet me ane te dy kontratave te njepasnjeshme.
Kontratat
Specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences, shpjegojne se sipas kesaj skeme te re parashikohet nje periudhe fillestare si "prove" per arsimtaret, e cila do te ndiqet nga nje tjeter periudhe e dyte por me e gjate, e cila gjithashtu do te sherbeje si prove per t'u emeruar. Skema parashikon qe gjithsej, mesuesi fillestar te nenshkruaje dy kontrata pune gjate 4-vjeteve; nje kontrate 1-vjecare dhe tjetren 3-vjecare. E para do te jete 1-vjecare, dhe vlen per mesuesit te cilet sa kane dale nga auditoret. Nese ata arrijne ta kalojne me sukses kete periudhe prove, atehere ata do te mund te nenshkruajne kontraten e dyte, e cila perkon me fazen e dyte te skemes per emerimin e arsimtareve. Ndryshe nga kontrata e pare, e dyta do te zgjase 3 vjet. Keshtu, nese ata arrijne t'i kalojne me sukses te dyja provat, do te mund te marrin emerimin definitiv. Kjo do te thote se ky do te jete kriteri kryesor per te marre emerimin perfundimtar. Nje nisme e tille lindi pas alarmit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences per mungesen e mesuesve te lendeve te shkencave ekzakte. Kjo mendohet te jete nje zgjidhje efikase per kete ceshtje, e cila vitet e fundit ka qene tejet problematike.