Banesa kuvajtiane per te pastrehet
Me shume banesa sociale dhe qendra ditore per kategorite ne nevoje. Kjo pritet te realizohet fale bashkepunimit mes Bashkise se Tiranes dhe qeverise kuvajtiane, bashkepunim ky, i premtuar gjate takimit mes kryebashkiakut Rama dhe Kryeministrit kuvajtian. Takimi i djeshem i hap driten jeshile kryesisht uljes se numrit te te pastreheve dhe rehabilitimit te kategorive sociale ne nevoje. Kjo ka qene njera prej temave me te mprehta te diskutuara mes kryebashkiakut dhe mysafirit kuvajtian, Sheik Naser Al Mohammad Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, ndersa jane prekur edhe ceshtje politike.
Thelbi i bashkepunimit te pritshem mes Kuvajtit dhe Bashkise se Tiranes eshte hartimi i disa projekteve te perbashketa per gjetjen e nje strehe per komunitetet ne nevoje dhe te pastrehet, nepermjet ndertimit te banesave sociale. Gjithashtu, dy palet premtuan bashkepunim edhe per shtimin e qendrave sociale ditore per te moshuarit, njerezit me aftesi te kufizuara dhe femijet e braktisur. Pasi ka falenderuar Sheikun per mbeshtetjen kundrejt pavaresise se Kosoves, biseda eshte ndalur ne historikun e Tiranes se vjeter dhe problemet e kryeqytetit gjate viteve ’90. Rama e ka njohur Sheikun Naser Al Mohammad Al Ahmad Al Jaber Al Sabah me sfidat e rendesishme me te cilat bashkia eshte dashur te perballet gjate misionit te saj te veshtire per rehabilitimin, zhvillimin dhe rikthimin e Tiranes ne nje qytet te standardeve evropiane.
Dhurimi i celesit te Tiranes ka qene nje tjeter moment i ngrohte mes dy paleve. Keshtu, pas diskutimeve mbi ceshtje te ndryshme, kryebashkiaku Rama i ka dhuruar simbolikisht Kryeministrit kuvajtian Celesin e Qytetit, si dhe nje veshje tradicionale tiranase. Mysafiri i larget e ka falenderuar Ramen ne emer te delegacionit per mikpritjen e tij, si per dhuraten e cmuar. “Celesin do ta perdor sa here qe te vij ne Shqiperi per te hapur deren”, tha Sheiku Naser Al Mohammad Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, duke shprehur falenderim gjithashtu edhe per veshjen tradicionale, si nje simbol i vjeter i shqiptareve. “Se shpejti, do te kemi nje vizite zyrtare te kryetarit te bashkise dhe administrates se tij ne Kuvajt, per te nenshkruar nje marreveshje binjakezimi mes dy qyteteve”, njoftoi Kryeministri kuvajtian. Ndersa kryetari i Bashkise se Tiranes shprehu kenaqesine mbi kete takim, dhe mbi bashkepunimet e mundshme ne te ardhmen. “Njekohesisht jam i lumtur dhe krenar qe permes dhurates simbolike, nje pjese e vogel e tradites se ketij qyteti, do te behet pjese e sendeve qe jane ne jeten e perditshme te Lartesise se tij dhe te miqve tane”, tha Rama.
Libri i Pershtypjeve
Ja c’shkroi Kryeministri kuvajtian
“Deshiroj te falenderoj te gjithe punonjesit e kesaj ndertese qe eshte nje monument i vyer kulturor, e cila tregon civilizimin e Shqiperise ne kohet e kaluara. Gjithashtu, dua te falenderoj te gjithe stafin e Bashkise se Tiranes per mikpritjen qe treguan. Nje falenderim te vecante per Celesin e Qytetit dhe veshjen tradicionale, e cila do te me kujtoje gjithmone Shqiperine dhe popullin shqiptar. Une jam i bindur se marredheniet mes popujve tane do te forcohen edhe me tej ne te ardhmen”.