Mësuesit në shkollat e mesme, përtërihen kriteret e pranimit
Kriteret e pranimit të mësuesve të rinj në shkollat e mesme në të gjithë vendin janë riformuluar, në mënyrë që në këto shkolla të emërohen vetëm ata që kanë përfunduar master të nivelit të parë (MNP). Burime nga Ministria e Arsimit e kanë konfirmuar lajmin për “standard”, ndërkohë që kriteret përfundimtare do të publikohen ditët në vijim.
MNP
Masteri, i cili është çelur këtë vit për herë të parë në të gjitha universitetet e vendit, janë të përcaktuara “në mësuesi për shkollat e mesme”, çka do të thotë se vetëm një grup i caktuar të diplomuarish do të mund të aplikojnë për t’u bërë mësues me përparësi.
Në sistemin e ri të masterave janë përfshirë edhe MNP në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, pra për 4 vitet e fundit të shkollave nëntëvjeçare. Vetëm ata që përfundojnë këtë master do të mund të aplikojnë për t’u emëruar në shkollat nëntëvjeçare në vend, duke nxjerrë jashtë gare të gjithë ata që përfundojnë ciklin e dytë të studimeve. Ndonëse cikli i dytë është më gjithëpërfshirës dhe është më lartë në “hierarkinë” universitare, nuk mund të konkurrojë me përparësi me MNP-në në këtë fushë.
Ndërkohë, për të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e lartë përpara aplikimit të sistemit të Bolonjës, do t’u mjaftojë diploma e shkollës katërvjeçare që kanë përfunduar dhe nuk do t’u kërkohet një shkollë e lartë pasuniversitare, pra Masteri i Nivelit të Parë.
Diploma e nivelit të parë... për çfarë?
Në këtë mënyrë, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, edhe mësuesit e shkollave të mesme, si edhe ata të nëntëvjeçareve do të duhet të kenë përfunduar Master të Nivelit të Parë që zgjat një vit, në mënyrë që të kenë mundësi të japin mësim në shkollat e mesme. Në total janë hapur 16 programe masteri në universitetet e Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit dhe Shkodrës. Pyetja e vetme që ka mbetur pa përgjigje është nëse në sektorin publik do të ketë vlerë diploma e shkollës së lartë.
Risia e këtij vendimi, sipas specialistëve, është vendosja në jetë e programit të paralajmëruar nga Ministria e Arsimit për kualifikimin e mësuesve në shkollat e mesme. Në këtë mënyrë, ata që kanë përfunduar masterin e posaçëm për ciklin e lartë të arsimit bazë, do të zëvendësojnë në një periudhë graduale kohore mësuesit që nuk kanë kualifikimin përkatës.
Në të njëjtën kohë, ata që kanë përfunduar një shkollë të lartë për një degë me Kartën e Bolonjës, nuk mund të japin mësim në shkollat e mesme, pasi nuk do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes. Sakaq, ekzistojnë projekte edhe për kualifikimin e të gjithë asistentë-pedagogëve që kanë vetëm një diplomë të shkollës së lartë.
Ministria e Mjedisit
Pyllëzimi, deri në mars do të mbillen 1 milion fidanë të rinj
Një milion fidanë të rinj do të mbillen deri në mars të vitit 2009, sipas Ministrisë së Mjedisit, e cila ka çelur dje sezonin e pyllëzimit. Për këtë arsye do të investohen 180 milionë lekë të reja, duke pyllëzuar 400 hektarë dhe duke përmirësuar 900 hektarë të tjerë. “Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave, nëpërmjet një fushate sensibilizuese, synon të rrisë në një shkallë më të lartë ndjeshmërinë dhe përkujdesjen e gjithë shoqërisë shqiptare për mbrojtjen dhe shtimin e pyjeve dhe kullotave, si pasuri e çmuar kombëtare. Ndërgjegjësimi, nxitja dhe mbështetja e sipërmarrësve, institucioneve publike e private, për të ndërmarrë veprimtari për mbjelljen e drurëve pyjorë e zbukurues dhe mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë e punojmë, është ndër objektivat kryesore të fushatës së pyjeve”, – deklaroi ministri Xhuveli.
Sipas ministrisë, punimet që do të realizohen në fondin pyjor shtetëror dhe komunal synojnë përmirësimin dhe shtimin e ndjeshëm të fondit pyjor dhe rritjen e masave efektive për mbrojtjen e tokës nga gërryerjet. Me anë të një njoftimi për shtyp, zëdhënësi i kësaj ministrie deklaroi se “veprimtaritë e kësaj fushate realizohen në zbatim të Programit të Ministrisë Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Strategjisë së Zhvillimit të Pyjeve dhe Kullotave”, duke theksuar se “për krijimin e sipërfaqeve të gjelbra në mjediset e institucioneve publike, private, shkolla, reparte ushtarake etj., do të mbillen 80 mijë fidanë pyjorë e dekorative, ose rreth 75 mijë fidanë më shumë se në vitin e kaluar”.
Për çeljen e sezonit është përzgjedhur një parcelë në malin e Priskës, ku zjarret gjatë verës së vitit të kaluar dëmtuan një sipërfaqe të vogël të këtij fondi pyjor. Punonjës të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave, si dhe Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Tiranës, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit të pyllëzimeve, duke mbjellë qindra fidanë halorë. Ky proces ka filluar në të gjithë vendin, që në fillim të muajit dhjetor dhe sezoni i pyllëzimeve do të vazhdojë deri në fund të muajit mars të vitit 2009.
Kapshticë
Përgatitje për ardhjen e emigrantëve
Policia Kufitare në doganën e Kapshticës ka marrë të gjitha masat për lëvizjen normale të emigrantëve shqiptarë, që vijnë nga Greqia për të kaluar festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri pranë të afërmve të tyre. "Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar çdo fluks të ardhjes së emigrantëve dhe në varësi të numrit të tyre do të punohet edhe me sportele shtesë, për kryerjen sa më shpejt të procedurave të kalimit të kufirit", - tha dje komandanti i Policisë Kufitare në Kapshticë, Edmond Çela. Sipas tij, për të garantuar një lëvizje pa probleme, vonesa e pritje të emigrantëve në të dyja anët e kufirit, nga ana e Policisë Kufitare shqiptare në Kapshticë janë zhvilluar takime dhe me palën greke. Komandanti i Policisë Kufitare në Kapshticë, Çela, shtoi se "në takime është premtuar që edhe në anën tjetër të doganës së Kapshticës të punohet me sportele shtesë në rast të ardhjes masive të emigrantëve për festat e fundvitit, por sidomos gjatë kthimit të tyre pranë vendeve të punës". Ai tha se "gjatë kësaj jave ka filluar ardhja i emigrantëve të parë nga Greqia, por numri më i madh i tyre është parashikuar të kthehet përkohësisht në atdhe me afrimin e festave". Mbi 30 mijë emigrantë kanë ardhur vitet e fundit nga Greqia për në Shqipëri për festat e fundvitit dhe numri më i madh i tyre, që shton qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve në Kapshticë regjistrohet pak ditë para festës së Krishtlindjes dhe afrimit të Vitit të Ri.