Reforma në shëndetësi
Keqmenaxhimi i spitaleve publike i ka kushtuar shtrenjtë shëndetësisë shqiptare. Borxhet, si trashëgimi e akumuluar ndër vite, kapin vlerën e 640 milionë lekëve të deklaruara. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, është shprehur e dyshimtë mbi funksionimin e skemës së sigurimeve në spitale, nëse këto të fundit nuk shlyejnë borxhin. Ndërsa kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, z. Tritan Shehu, theksoi se duhen reforma bipartizane në sistemin e shëndetësisë. Sipas tij, shëndetësia shqiptare duhet të largohet nga politika dhe të shikojë përmirësimin e shërbimeve më të domosdoshme.
Spitalet
Me hyrjen e spitaleve shtetërore në skemën e sigurimeve pritet t’u jepet zgjidhje problemeve që vuan aktualisht shëndetësia. Mungesave të theksuara që po degradojnë gjithnjë e më shumë këtë shërbim, skema u jep zgjidhje të menjëhershme. Edhe pse janari 2009 ishte caktuar si afati përfundimtar për implementimin e saj, kjo gjë së fundmi është vënë në pikëpyetje.
Dje në Konferencën e Tretë Kombëtare të Qendrës së Standardeve, Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, drejtoresha e ISKSH-së, znj. Elvana Hana, pasi ka prezantuar reformat e ndërmarra në parësor, nuk ka anashkaluar edhe pengesat që po has e njëjta reformë në sistemin spitalor.
Sipas saj, reforma në shërbimin shëndetësor spitalor është më e vështirë, pasi problemet në këtë shërbim janë shumë më të mëdha. Ajo tha se “do të ndiqet e njëjta linjë dhe disa rezultate ne i presim shumë shpejt, sidomos sa i takon çështjes së medikamenteve, pasi do të jenë vetë spitalet që do të menaxhojnë buxhetin e tyre”.
Por kleçka më e madhe për mosfunksionimin e skemës mbeten borxhet që kanë spitalet. Për drejtoreshën e ISKSH-së është ende në diskutim si do të zgjidhet ky problem, nëse borxhi do t’u mbetet spitaleve apo do të jetë Ministria e Shëndetësisë që do ta shlyejë. Sipas znj. Hana, spitalet si struktura të reja do të menaxhojnë vetë një pjesë të fondeve (investimet dhe pajisjet do të vazhdojnë të jenë pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë).
Ndërkohë Tritan Shehu, kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, theksoi se pavarësisht kësaj “më 1 janar 2009, shtrirja e skemës së sigurimeve edhe në shërbimin spitalor është e domosdoshme, pasi duhet të shkohet drejt financimit të gjithë sistemit nga skema e sigurimeve”.
Poliklinikat
Një tjetër panoramë vjen nga shërbimi parësor. Në të gjithë vendin, sipas ISKSH-së, reforma në poliklinika ka dhënë rezultatet e pritura dhe madje shumë më të larta. Kështu, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor evidenton se ecuria e treguesve të punës së mjekëve në shërbimin shëndetësor parësor është në rritje, madje edhe më shumë se pritshmëria fillestare. Në vitin e parë të reformës, 2007, treguesit e performancës ishin mesatarisht në shkallë vendi në masën 40 për qind. Mjekët kanë marrë 10 për qind shtesë mbi pagën, që bazohet tek numri i vizitave të kryera nga qendrat shëndetësore, u arrit në masën 40 për qind në vitin 2007, ndërsa për 9-mujorin e vitit 2008 ky tregues arriti në 75 për qind, një shifër kjo mjaft e ndjeshme.
Ndërsa bonusi prej 5 për qind shtesë për cilësinë e shërbimit, i cili shpërndahet çdo 3 muaj, është arritur në masën 60 për qind, pasi bonusi ka filluar të shpërndahet për herë të parë në vitin 2008.
“Eksport” obeziteti, edhe emigrantët shqiptarë në Itali janë mbi peshë
Media italiane publikojnë studimin, ku cilësohet se emigrantët në këtë vend, edhe pse kanë shenja mbipeshe, gëzojnë shëndet të mirë
Përgatiti: Blerta Mrishaj
Përpara një muaji, Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se niveli i obezitetit në Shqipëri po rritet me hapa galoponte, por duket se kemi të bëjmë edhe me një lloj eksporti. Kjo, pasi sipas Institutit italian të Statistikave, emigrantët shqiptarë në Itali gëzojnë shëndet të plotë, por vuajnë nga mbipesha në masë të madhe. Sipas një studimi të kryer nga ISTAT, në vendin fqinj Itali, emigrantët kanë kile të tepërta dhe pinë shumë duhan, por kjo nuk i bën të ndihen keq.
Të dhënat
Gjendje shumë e mirë shëndetësore për të gjithë grupet e emigrantëve që jetojnë në Itali. Sipas ISTAT, që ka kryer studimin 80.3% e të huajve në këtë vend deklarojnë se ndihen mirë ose shumë mirë nga gjendja shëndetësore.
Ndonëse në grupet e tyre ka shumë pak pothuajse fare emigrantë që marrin masa për të parandaluar sëmundjet. Ndërkohë që ekziston në masë tejet të lartë duhanpirja dhe mbipesha. Ku rreth 39.1% e meshkujve dhe 31% e grave nuk e kanë shqetësime me zemrën apo me tensionin. Ndër veset që mbizotërojnë tek emigrantët në Itali, vendin e parë e zë përhapja shumë e lartë e duhanpirjes, ku rreth 27,9% meshkuj duhanpirës dhe 14,6% gra. Pas duhanpirjes shqetësuese, sipas studimit është numri i lartë i emigrantëve mbi peshë, ku vendin e parë e zënë meshkujt shqiptarë, të ndjekur nga gratë marokene.
Mbipesha
Mirëqenia ekonomike tek emigrantët në Itali ka dhënë alarme mbi shqetësimet e para shëndetësore. Për mjekët ushqimi i njerëzve ndikohet nga të ardhurat mesatare, produksioni ushqimor, furnizimi, shpërndarja, tregtimi, reklamimi dhe konsumimi i tyre. Sipas tyre, tregu i lirë ka mundësuar furnizimin me ushqime të shumëllojshme. Këto kanë krijuar rreziqe të reja për shëndetin e njerëzve, si konsumimin e tepërt të disa ushqimeve potencialisht të rrezikshme për shëndetin, veçanërisht ato të parapërgatitura, të industrializuara, të superkoncentruara me sheqer, yndyra shtazore, alkool dhe në tërësi me kalorazh shumë të lartë. Sipas studimit, tregu i lirë dhe reklamimi krijojnë preferenca të reja dietetike ushqimore të popullatës, sidomos në qytet. Ushqimet natyrale me produkte të freskëta, zarzavate, fruta, fibra, bukë të zezë, qumësht dhe produktet tradicionale të tij po lihen pas dore, si “demode”.
“Një qytetar, një pemë”
Mbillen 100 pemë në bulevardin “Bajram Curri”
Nisma “Një qytetar, një pemë” e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për përmbushjen e objektivit për përmirësimin e cilësisë së mjedisit në kryeqytet, ka vijuar dje me mbjelljen e 100 pemëve në bulevardin "Bajram Curri". Kështu, këtij aksi rrugor përveç infrastrukturës së rehabilituar rishtazi, do t'i shtohet edhe një element i domosdoshëm në profilin e tij, gjelbërimi.