PD, 18 vjeç Berisha, platformë për mandatin e dytë
I rrethuar nga të rinjtë, përballë qindra demokratëve të mbledhur në Pallatin e Kongreseve, në sfond “Shqipëria po ndryshon” dhe kolona zanore e ACDC-së, lideri i së djathtës Sali Berisha u kërkoi mbrëmë shqiptarëve votat për një mandat tjetër qeverisës. Një ceremoni madhështore që i shkonte për shtat vetëm një ditëlindjeje si ajo e 18-vjetorit të lindjes së PD-së. Mes entuziazmit të demokratëve të shumtë të mbledhur në sallë, ku dominonin të rinjtë, dhe pankartat ngjyrë blu, “Shqipëria po ndryshon” Kryeministri Berisha përmendi vështirësitë e krijimit të PD-së në vitet ‘90 dhe martirët e komunizmit, por duke premtuar një platformë të re për 5-vjeçarin e ardhshëm, nëse qeveria do të arrijë të marrë edhe një mandat të dytë në zgjedhjet e 2009-ës. Me thirrje dhe brohoritje të njëpasnjëshme u prit premtimi i tij se në janar Shqipëria do të zyrtarizojë kërkesën për kandidate në BE si dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve. “Jam këtu se mandatin tonë të dytë, se lirinë e tyre do të shihni dimensione të papara më parë. Ne u premtuam shqiptarëve reforma dhe vetëm reforma. Prerja e lidhjeve të krimit është objektivi ynë. Shqipëria vendi më i sigurt në rajon - është motoja jonë në mandatin e dytë që do na japin zgjedhësit shqiptarë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk kanë kufi”, - theksoi Kryeministri. Duke sjellë në vëmendje të gjitha vështirësitë në të cilat ndodhej Shqipëria e viteve '90, lideri Berisha pohoi se PD-ja i shndërroi ato në sfida drejt së ardhmes. “Me 11 dhjetor, Shqipërisë iu rikthye Krishti dhe Muhamedi, Gjergj Fishta dhe Konica, Niçja etj.”, - deklaroi ai. Berisha u ndal në vitet e zymta të regjimit diktatorial në Shqipëri, duke përmendur se "vendi ishte zhytur në izolimin më të thellë në historinë e tij me një regjim që do ta shkëpuste atë nga trungu i tij perëndimor dhe do të nxiste luftën e klasave mes shqiptarëve". Kryeministri vuri në dukje se “Shqipëria njohu variantin më barbar dhe totalitar, pasi Enver Hoxha dhe klika e tij e vendosi vendin në hapësirat e antivlerës, absurdit dhe të paimagjinueshmes”. Ai përmendi se "regjimi ekzekutoi pa gjyqe ose me farsa gjyqesh, dhjetëra e mijëra qytetarë, burgosi apo internoi qindra të tjerë vetëm e vetëm për fjalën e lirë, besimin te Zoti dhe te Shqipëria. Shqipëria e Enver Hoxhës ishte Shqipëria e burgjeve dhe kulakëve dhe jo e studentëve apo shkollave", - tha Kryeministri i vendit. Pasi bëri një përshkrim të shkurtër të Shqipërisë së viteve '90, Kryeministri Berisha theksoi se "sa më larg të shohësh të shkuarën, aq më kthjellët përcaktohet e ardhmja e një vendi". Në këtë drejtim, ai theksoi se "më 11 dhjetor '90, një orë para mesnate, nuk lindi vetëm pluralizmi politik dhe ai i mendimit, por edhe pluralizmi fetar, kulturor, rilindi kombi dhe shpirti i tij". “Ata që themeluan PD-në, - tha Kryeministri Berisha, - luftuan me diktaturën më të egër në Evropë dhe e gjunjëzuan atë". Sipas Kryeministrit, "ata fituan sepse kishin marrë vendimin më të rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë". Më tej, Berisha theksoi se partia e drejtuar prej tij ishte ajo që 18 vjet më parë rrëzoi regjimin komunist, ndërkohë që sot ishte ajo që realizoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kryetari i Partisë Demokratike, në 18-vjetorin e krijimit të saj, në një ceremoni të organizuar për të kujtuar ditën e pluralizmit, kujtoi se pa pluralizëm nuk mund të ketë demokraci. Berisha u shpreh se “duke pasur në thelbin e tij lirinë për të hyrë në partinë që përfaqëson bindjen e tij, pluralizmi politik është vetë individi i lirë është thelbi i shoqërisë së lirë”. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, njëkohësisht dhe Kryeministër i vendit, vuri në dukje se "PD-ja i dha fund sundimit barbar të Partisë Komuniste, e cila ishte formuar në Beograd me interesa tërësisht antishqiptare dhe do të fuste vendin në izolim total. PD-ja shpalli në ditën e themelimit të saj si yll kombëtar interesin e vendit. Dita e themelimit të PD-së dhe themelimit të pluralizmit, sipas tij, mund të quhet dita e shpresës së vërtetë, e rilindjes së dytë kombëtare. "Në vitin 1990 erdhëm si viti i totalitarizmit total sepse regjimi i Hoxhës shkatërroi të gjitha format e pluralizmit, - shtoi Berisha, - andaj, krijimi i PD-së është shpresa e vendit. Enver Hoxha e zhvendosi vendin në hapësirat e pavlerës dhe absurdit, burgosi dhe vrau qindra vetë për fjalën e lirë, besimin tek Zoti, dhe për shumë prej tyre as varret nuk dihen. Besimin tek vlerat dhe tek Zoti e zëvendësuan me besimin ndaj kultit të Hoxhës, iniciativa dhe puna e lirë u zëvendësua me kooperativat, duke çuar në skamje. Hoxha kulturën e vendit e zëvendësoi me pseudokulturën marksiste. Qytetarët u shndërruan nga qenie njerëzore në qenie shtetërore". Berisha falënderoi dhe shprehu mirënjohje për "SHBA-në dhe Presidentit Bush, Senatin amerikan, Departamentin e Shtetit për mbështetjen që i dhanë krijimit të pluralizmit politik; mirënjohje BE-së, Parlamentit Evropian, Francës, Britanisë për mbështetjen që i dhanë lëvizjes sonë. Nderim për liderin legjendar të studentëve të dhjetorit, "Azem ti je gjallë". Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme, Berisha theksoi se "Shqipëria do të jetë vendi më i sigurt në rajon, ku është zotimi ynë për mandatin e dytë që do na japin shqiptarët".
Opozitarët, festë me demokratët, refuzon Topi
Ndonëse ftesat ishin drejtuar edhe për kryetarët e partive opozitare, në mbrëmjen e demokratëve ata kishin çuar përfaqësuesit e tyre. Nga socialistët ishin të pranishëm kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, znj. Valentina Leskaj, dhe kryetari i PS-së së Tiranës, Besnik Bare. Ndërsa nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ishte kryetari i grupit kuvendor të kësaj partie, z. Pëllumb Xhufi. Por festën e demokratëve e refuzoi mbrëmë edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Tek Pallati i Kongreseve ishte këshilltari i tij, Ilir Kulla.
Berisha ndiqet edhe në Kosovë
Ditëlindja e demokratëve të Shqipërisë u ndoq me shumë interes edhe në Kosovë. Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha u ndoq me një interes të madh nga qytetarët kosovarë. Rrugët e Prishtinës u boshatisën gjatë orës që fliste Berisha për mbarë shqiptarët, ndërkohë që u mbushën lokalet plot me njerëz. Gjatë fjalës së tij Kryeministri i Shqipërisë nuk la pa përmendur as çështjen kombëtare dhe në mënyrë të veçantë pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një arritje mbarëkombëtare.
PD, nderim për martirët e demokracisë
Demokratët nderuan mbrëmë martirët e demokracisë. Nderimi më i madh për Liderin e Dhjetorit, Azem Hajdari, për të cilin salla e mbushur plot më demokratë e Pallatit të Kongreseve u ngrit në këmbë. Madje duke thirrur herë pas here emrin e tij. Por Kryeministri Sali Berisha gjatë përshëndetjes së tij, përmendi: "Nderim të thellë për Liderin legjendar të studentëve të Dhjetorit, Azem Hajdarin, i cili u shndërrua në lëmshin e zjarrtë të vrasjes së frikës në çdo zemër dhe vatër shqiptare! Nderim dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ata që flijuan jetën e tyre për fitoren e demokracisë shqiptare martirët e shkurtit dhe dy prillit që flijuan jetën e tyre për demokracinë shqiptare”, - tha Kryeministri. Z. Berisha kujtoi edhe nënkryetarin e Partisë Demokratike, Gramoz Pashko, për kontributin e madh që dha në rilindjen demokratike të Shqipërisë. Dhe në fund të përshëndetjes, nder dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve që më 22 mars përmbysën diktaturën totalitare në Shqipëri.
Piramidat, një borxh që nuk merret, nuk kthehet
Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje opozitën se kolapsin e vitit të vështirë të ‘97-ës e përdori për të ardhur në pushtet. Sa u përket skemave piramidale, Berisha tha se kolapsi u përdor nga opozita si mjet kundër tyre, ndërkohë që qeveria në atë kohë mori të gjitha masat për shmangien e katastrofës. Berisha pohoi para mbështetësve të shumtë në sallën e Pallatit të Kongreseve se koha vërtetoi se PD-ja nuk kishte lidhje me firmat piramidale.
“Një borxh që nuk merret, nuk mund të kthehet”, - tha z. Berisha. Ai vuri në dukje se pavarësisht kësaj, PD-ja mori përgjegjësitë që i takonin dhe dorëzoi pushtetin, ndërsa përgjatë 8 viteve në opozitë, në Shqipëri krijoi traditën e opozitës konstruktive.