Gratë dhunohen në qendrën e rehabilitimit të viktimave të dhunës. Njëra mbetet e gjymtuar
Nuk ka çudi që nuk ndodh në këtë vend. Në qendrën e ngritur pikërisht për të rehabilituar viktimat e dhunës, gratë dhunohen. Emisioni Fiks Fare ka ngritur këtë skandal të rëndë. Këto gra janë larguar nga shtëpitë e tyre pikërisht për shkak të dhunës dhe kanë përfunduar sërish nën dhunë.
Për këtë arsye, gratë e dhunuara i kanë shkruar një letër kryeministrit Sali Berisha, duke i risjellë në vëmendje edhe faktin që njëra prej grave është dhunuar në mënyrë të tillë sa ka mbetur e gjymtuar. Shteti shqiptar çfarë duhet të presë më shumë??! Apo kërkon humbjen e jetës nga ana jonë që të kujtohen për të reaguar, shkruhet në letrën e tyre, që për dijeni ka shkuar edhe tek Ministria e Çështjeve Sociale dhe tek Avokati i Popullit. Ato akuzojnë drejtoreshën Dodona Kaloshi për dhunë psikologjike. Gratë shprehen se se pas publikimit të fakteve në Fiks Fare, ajo u ka marrë telefonat.