E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB, arreston trafikantin dhe oficerin e korruptuar në Rinas

 

Institucioni i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar sot Elton Hazizin oficer police. Ngjarja sapo ka ndodhur në aeroportin e Rinasit ku Hazizi punonte si oficer police, në pozicionin kontrollor. Hazizi është arrestuar për shpërdorim detyre, pasi ka ndihmuar një trafikant të kalonte aeroportin me pasaportë të falsifikuar. Personi në fjalë me emrin Mahmut Bekteshi ishte trafikant i identifikuar nga policia. Dhe tashmë ishte shpallur në kërkim. Polici kontrollor Elton Hazizi e ka lejuar të kalojë aeroportin me pasaportë false. Bekteshi kishte me vete pasaportë me vizë Shengen për jashtë shtetit. SHKB-ja e ka arrestuar Mahmut Bekteshin gjithashtu edhe oficerin e korruptuar. Ndërkohë që mbi oficerin Elton Hazizi rëndon vepra penale e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërsa mbi trafikantin Bekteshi rëndon vepra penale e ‘mashtrimit’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›