Ushtarët në Irak dhe jeta e tyre seksuale pas shërbimit
Gjithmonë flitet për pasojat dhe gjymtimet që mund të kenë ushtarët kur shkojnë me shërbim në Irak apo Afganistan, por asnjëherë nuk flitet për jetën e tyre seksuale pasi mbarojnë shërbimin në këto vende. Ka raste që ata kthehen të gjymtuar, humbin këmbët, duart, për më keq edhe aftësinë e tyre seksuale. Në një konferencë të mbajtur në Uashington lidhur me këtë , pjesëmarrësit folën për lidhjet që ka lufta në jetën seksuale të ushtarëve.
Në konferencë morën pjesë ish-ushtarë në Afganistan dhe gratë e tyre, dhe të gjithë ranë dakord se jeta seksuale nuk është një çështje e një rëndësie të vogël. Gratë pjesëmarrëse treguan marrëdhëniet e tyre me partnerët brenda dhomës së gjumit dhe jashtë saj.
Më shumë se 3000 trupa të dërguar në Irak dhe Afganistan kanë pasur dëmtime fizike dhe mendore – tha Sen. Bob Dole, i cili ka shërbyer vitin e fundit në komisionin presidencial që ka ekzaminuar ushtarët e dëmtuar në luftë.
Është një çështje shumë serioze, tha Mitchell S. Tepper, asistent në Qendrën për Shëndetin Seksual, në shkollën e mjekësisë në Atalanta.
Ai tha se pacientët e dëmtuar si fizikisht dhe mendërisht, kanë turp të pyesin për këto gjëra megjithëse edhe ata janë të vetëdijshëm për rëndësinë. Madje disa ushtarë që kanë humbur mundësinë për të ecur, kanë më shumë dëshirë të jenë të aftë të bëjnë seks sesa të ecin sërish.
Marrëdhëniet e shëndetshme intime në jetë rigjenerojnë njeriun dhe i japin mundësinë të luftojnë edhe sëmundje të tjera mendore. Humbja e aftësisë seksuale është përcaktuese për shëndetin e njeriut në tërësi.
Ekspertët shprehen se marrëdhëniet intime ndikohen më shumë kur ushtarët e kthyer nga Afganistani dhe Iraku kanë probleme mendore.
Një studim i fundit ka vlerësuar se rreth 300 000 nga 1.6 milionë trupa që kanë shërbyer në luftë vitet e fundit, kanë shfaqur simptoma të mëdha depresioni, stresi dhe çrregullime mendore.
Një në pesë vetë thanë se kanë pasur probleme dhe trauma në tru pasi janë kthyer nga shërbimi.
Çrregullimet psikologjike ndikojnë në sjelljen intime; shumë prej tyre nuk shprehin afeksion dhe nuk thonë fjalët emocionale që duhen në një marrëdhënie. Në të kundërt ata shprehin agresion dhe dhunë.
Ap Jackson, nga Iova u dëmtua në vitin 2003, gjatë luftës në Irak. Ai humbi këmbën, pësoi djegie, stres dhe çrregullime mendore. Pas disa kohësh kur gruaja e tij i kërkoi intimitet ai refuzoi. Ajo tha gjatë konferencës se ndihej e refuzuar, dhe kërkoi takim me doktorin për të sqaruar situatën. “Doktori më tha se gjendja do të stabilizohet me kalimin e kohës, por unë nuk isha e sigurt si duhej ta merrja këtë” – tha ajo. “Unë u mundova të flas me burrin tim por ishte e pamundur të rregullonim gjendjen” – vazhdoi ajo.
Ata tani kanë 4 fëmijë dhe po adoptojnë të pestin. Dy nga fëmijët kanë lindur pas aksidentit në Irak. Tani ai punon si drejtor në një organizatë jofitimprurëse.
“Mendoj se kjo gjë është si një sekret i fshehur, për të cilin të gjithë duan të dinë, por kanë frikë dhe ta përmendin” – tha Abby Jackson.
Ai tha se është e natyrshme për pacientët të ngrenë pyetjen se si ata ngjajnë, dhe sa të aftë janë seksualisht.
“Ajo që duhet bërë nga gratë është që tu tregojnë këtyre njerëzve ndjesinë se ata janë si gjithë të tjerët dhe se pranohen prej tyre për atë që ata janë” – përfundoi Jackson. /O.Zh/