E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistët e Kanadasë

 

"Spiuni" ju ka shkruar shumë për turizmin dhe nismat e pafundme qeveritare për të reklamuar Shqipërinë turistike. Por tani, kur ka nisur sezoni turistik, loja bëhet më interesante, sepse po nuk erdhën turistë me shumicë në muajt e beharit, në dimër nuk të vjen kush, përveç pensionistëve perëndimorë që shohin muzeumet. Pas spotit 300 mijë euro në CNN, pritëm se Shqipëria do të përmbytej nga dallgët e turistëve të huaj. Në fakt, ata e marrin rrezikun në sy dhe vijnë, siç ndodhi dy ditë më parë në Sarandë, kur qindra turistë nuk u pranuan të zbriteshin në tokë, sepse kalata ishte e zënë me një vapor që përpunonte çimento. Nejse, "Spiuni" do t'u tregojë ato që thonë të huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët, se si i paralajmërojnë para se të nisen për të "zbuluar" vendin e shqipeve. Bie fjala, Kanadaja i ka vënë një yll të kuq sipër Shqipërisë turistike dhe u jep një thes me porosi para se të zbarkojnë në dheun tonë. "…Jeni paralajmëruar që të mos udhëtoni në qytetet Tropojë, Kukës, ku kontrolli i qeverisë është i pakët... niveli i krimit është i lartë... varfëria dhe lirshmëria për të mbajtur armë shtojnë risqet për incidente të dhunshme... krimi i rrugës si vjedhjet janë veçanërisht në mbrëmje... siguroni plaçkat, pasaportat ose mbani fotokopje pasaporte... Banda kriminale, vjedhje makinash dhe sulme janë raportuar... rajonet veriore, Has, Kukës, Tropojë janë ende të rrezikshme... gratë të mos udhëtojnë vetëm... trajtimi mjekësor është i kushtueshëm... mos pini ujë tjetër veç atyre me shishe... udhëtimi me furgonë dhe autobusë është i parehatshëm... përdorni fuoristrada dhe udhëtimet jashtë kryeqytetit duhen planifikuar me kujdes... rrugët kryesore janë të kalueshme, por rrugët e tjera janë shumë të këqija, ndërsa shoferët agresivë paraqesin rrezik".

Nuk e besoni këtë përshkrim të Shqipërisë nga kanadezët? Hapni adresën www.voyage.gc.ca dhe i keni të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›