E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rekomandimet e KE-së, objektiva për ne

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit të progres-raportit të KE-së për Shqipërinë ditën e djeshme. Ai vlersëoi progres-raportin si një dokument konstruktiv dhe objektiv. "Ky progres-raport skanon ecurinë e reformave në Shqipëri duke bërë një vlerësim realist dhe objektiv", tha Meta. Sipas tij, në raport vlerësohet se
marrëdhëniet Shqipëri-BE, janë inkurajuese. Sipas ministrit Meta, një pikë që Shqipëria vlerësohet pozitivisht në raport janë zhvillimi i zgjedhjeve të 28 qershorit që u certifikuna nga OSBE-ODIHR si të sukssessshme. Zëvendëskryeministrit Meta theksoi se rekomandimet e këtij raporti do bëjnë objektin kryesor për punën e mëteëjshme të qeverisë në gjithë fushat.
Sipas Metës, raporti është pozitiv sa i përket perspektivës integruese të Shqipërisë.
Ministri Meta pohoi se opozita i ka të hapura dyert për bashkëpunim me qeverinë dhe mazhorancën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›