E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Progres raporti realist, Basha dhe Mediu të gjykohen deri në fund

TIRANË- Lideri i opozitës, Edi Rama, ka komentuar sot progres-raportin e KE-së për Shqipërinë duke e quajtur atë realist. Ndërkohë tërhoqi vemendjen për dy çështje në këtë progres-raport, pezullimi i gjyqeve për Mediun dhe Bashën si dhe problemet me zgjedhjet.
"Te dy këta oborrtare duhet të gjykohen deri në fund. Organizmat shtetërore duhet te tregojnë përgjegjshmërinë dhe gjykojnë këta persona pavarësisht statutit apo pozicionit të tyre shoqëror", theksoi Rama.

Ndërsa për zgjedhjet, Rama tha se në progres theksohej se pati probleme me numërimin e votave. "Vetëm një hetim parlamentar i këtyre zgjedhjeve pa standarde mund te na çoje ne Kuvend dhe te bëhemi pjese e reformave, te cilat deri me sot parlamenti nuk i ndërmerr dot pa u çliruar me pare nga krimi elektoral", u shpreh Rama.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›