E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josipoviç-gazetarëve: Reformat e rëndësishme për integrimin

TIRANË- Presidenti i Kroacise Ivo Josipoviç gjatë vizitës së tij në Tiranë, ka zhvilluar një takim me gazetarët pasditen e sotme. Vizitën e tij në Shqipëri presidenti kroat e ka cilësuar si mjaft të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Duke i’u përgjigjur interesit të gazetareve për integrimin e Shqipërisë në BE, Josipoviç, nënvizoi se dëshira e tij është që në 100 vjetorin e pavarësisë Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.

Por, procesi i integrimit në BE, thekson ai është akoma në fillim të tij, duhet negociata të kujdeshme madje dhe për vite ashtu siç kemi bërë dhe ne, dhe kjo nuk është e lehtë, pasi negociatet mbështetën mbi reformat dhe është e rëndësishme që këto reforma të zbatohen, pasi pa reforma nuk do të ketë sukses”,- u shpreh presidenti kroat.

Ndërsa, përsa i përket marrëdhënieve Kosovë-Serbi presidenti kroat theksoi, se “mbështesim negociatat mes tyre dhe jo aktet e dhunës”.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›