Shtraus-Kahn mohon akuzat por mbetet në paraburgim

Gjykatësi theksoi se 62-vjeçari Shtraus-Kahn ka rrezik të arratiset. Ai ishte arrestuar të shtunën pasi kishte hipur në një avion, nën akuzën për tentative përdhunimi të një kamariereje hoteli.
Shtraus-Kahn, i cili është parë gjerësisht në Francë si konkurrent i Sarkozisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, mohon akuzat duke i cilësuar si të pabaza.
Avokati i tij mbrojtës shprehu pakënaqësi pas mohimit të lirimit me kusht, por theksoi se klienti i tij do ta provojë pafajësinë.
“Kjo betejë sapo ka filluar”, theksoi avokati mbrojtës, Benjamin Brafman, në seancën gjyqësore.
Akuzave të kamarieres amerikane për ngacmime seksuale pritet t’i shtohen edhe akuzat e shkrimtares franceze, Tristane Banon, e cila pretendon se është ngacmuar në vitin 2002.
/Start/F. Prroni/
2011-05-16 19:37