PS: Basha flet për drogën ndërkohë që akuzohet vetë për vjedhje
Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të brendshëm Lulzim Basha për luftën kundër drogës.
Në një konferencë për shtyp anëtarja e asamblesë së PS-së Megi Ajtyresa theksoi se ministri që kërkohet dy herë nga drejtësia, një herë për vjedhje e pastaj për vrasje, vazhdon të gënjejë e të mashtrojë çdo ditë.
“Flet për luftë ndaj krimit e drogës Lulzim Basha, që akuzohet për vjedhje dhe vrasje. Flet për luftë ndaj kontrabandës njeriu që për zëvendësdrejtor të përgjithshëm të policisë ka Agron Kuliçajn, pikërisht ish badigardin e Saliut që sot akuzohet për kontrabandën dhe aferën më të madhe të naftës virxhin në Shqipëri” theksoi Ajtyresa.
Ajo gjithashtu theksoi se shqiptarët nuk do të tolerojnë kurrë vjedhjen dhe korrupsionit të Saliut dhe Lulit ndërsa ripërsëriti se ata janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për vrasjen e 32 shqiptarëve të pafajshëm.