E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident i dhunshëm në selinë e BDI-së

Incidenti që ka ndodhur në të enjten rreth orëve të vona të mbrëmjes, ka pësuar me një sherrë me grushta midis anëtarëve të kësaj partie dhe degës së Tetovës, ku një burim i brendshëm i BDI-së ka konfirmuar se bëhet fjalë për grupet rivalet midis Ali Ahmetit dhe Hazbi Likës.

"Po ka ndodhur ky incident dhe larje të hesapeve në prag të kongresit më 19 dhjetor. Janë përfshirë shumë persona në ate tollovi dhe nuk mund të ju them më shumë", ka theksuar anëtari i lartë i BDI-së.

Nga reparti ortopedisë kanë njoftuar se është pranuar një pacient me lëndime trupore nga të rrahurat dhe pas ekzaminimit ai është lëshuar për shërim shtëpiak. Në BDI gjatë tërë ditës ka mbretëruar heshtja, mirëpo temë qëndrore brenda kësaj partie ka qenë ky incident që pason para kongresit partiak të paralajmëruar për t`u mbajtur në Shkup.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›