“Marrëveshje besimi” qytetar-polici

Ai ishte i pranishëm në takimin e Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës së Kolegjeve Evropiane të Policisë, që u mbajt sot në Tiranë.
"Në Shqipëri, objektivi është të arrihet vazhdimësia e sigurisë së të gjithë qytetarëve në mbarë territorin dhe për të arritur këtë objektiv, nevojitet një përforcim i vazhdueshëm i "marrëveshjes së mirëbesimit" midis policisë dhe qytetarëve", tha Wollfarth, duke shtuar se që nga Policia e Shtetit deri te punonjësi më i thjeshtë i policisë asgjë me vlerë dhe thelbësore nuk mund të arrihet pa besimin e publikut shqiptar.
Për të realizuar këtë objektiv, sipas tij, trajnimi është një parakusht kyç. "Trajnimi i pajis punonjësit e policisë me instrumentet përkatëse që të kryejnë në mënyrë profesionale detyrat e tyre për të fituar besimin, dhe po e përsëris dhe një herë 'besimin', e publikut dhe për të shërbyer në interes të tyre, për t'i shërbyer 'interesit publik'', tha Wollfarth.
Zv/Ministri i Brendshëm, Avenir Peka, gjatë fjalës përshëndetëse në hapjen e këtij takimi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e arsimimit policor si një nga pikat më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Shtetit.
“Policia e Shtetit ka kaluar nëpërmjet një transformimi të qenësishëm vitet e fundit me reformat që janë bërë nga viti 2007 e tutje. Arsimimi policor dhe trajnimi gjithashtu ka kaluar në një proces mjaft të avancuar zhvillimi. Policia e Shtetit ka adoptuar kurrikulat më të avancuara dhe në bazë të modeleve të policive dhe akademive evropiane”, u shpreh ai.
Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në fjalën e tij ka shprehur bindjen se zhvillimi profesional i personelit, reformat e pandërprera, përgjigja ndaj tendencave të kriminalitetit të sofistikuar dhe udhëheqja profesionale e organizatës mund të sigurohen vetëm nga një personel i mirë trajnuar.
“Sistemi ynë i trajnimit dhe shkollimit është riorganizuar thellësisht në vitin 2007. Me këshillimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë ne u fokusuam në krijimin dhe zbatimin e një sistemi funksional të shkollimit bazë, trajnime të specializuara dhe shkollimin e drejtuesve të policisë. Gjatë gjithë këtyre viteve, përpjekjet tona kanë shënjestruar standardet më të mira trajnuese, përforcimin e rezultateve hap pas hapi si dhe krijimin e kapacitete të mjaftueshme të trajnimit dhe shkollimit”, ka theksuar Burgaj. /Start/
2012-01-18 14:29