E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugaçët 1 Drejtësia 0

Njëri ka kërcyer në ajër dhe tjetri u ka drejtuar gishtin e mesit fotografëve pak çaste pasi gjykata i shpalli të pafajshëm.

Daniel Chrapkovski dhe Thomas Lane kishin bërë për spital një 24-vjeçar vetëm se ai u kishte thënë pse godisni kazanët e plehrave.

Dhunuesit kishin qenë të dehur në momentin e ushtrimit të dhënës, prej së cilës Joseph O’Reilly mbeti i shtruar një muaj në spital.

Bashkë me këta dy persona në rrahjen e 24 vjeçarit kishte dhënë ndihmë edhe Oliver ONeill.

Ata e kishin shtrirë për togë dhe më pas e kanë goditur në fytyrë dhe stomak duke e lënë të shtrirë.

OReilly mbeti me një nofull të thyer dhe gjakderdhje në tru.

Gjykata vendosi që Chrapkovski, të dënohet me 12 muaj (koha e zhvillimit të gjyqit) dhe 160 orë punë vullnetare.

Lane po ashtu me 12 muaj dhe 120 orë punë në komunitet.

Ndërsa i treti ONeill mori 27 muaj burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›