E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: 87% e shqiptarëve shohin korrupsionin problem serioz

Ish presidenti dhe kreu i PL-së pjestar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ilir Meta, ka deklaruar se  87% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin në vend një problem serioz. 

Sipas tij më shumë se gjysma e tyre mendojnë se kryebashkiakët, që aktualisht në shumicë i përkasin PS po punojnë pak ose aspak për qytetarët e tyre.

Në një status në rrjetet sociale Zoti Meta i referohet “Anketës së Institutit Republikan Ndërkombëtar”. Sipas tij anketa ” pohon se 87% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin në vend një problem serioz, ndërsa 53% e shqiptarëve mendojnë se Kryebashkiakët aktualë po punojnë pak ose aspak për interesat e qytetarëve, ndërkohë 3/4 e tyre Qeveria po i rikandidon”.

Sipas ish presidentit Meta “Kjo anketë konfirmon domosdoshmërinë dhe padurimin e madh për Ndryshim”. Sipas tij 14 Maji, do të jetë dita kur bashkitë u rikthehen qytetarëve.”Bashkë Fitojmë!” shprehet zoti Meta.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›