E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Rikthehemi në “Arenë”, aty ku nisi Rithemelimi!”, PD dhe koalicioni opozitar të shtunën nisin fushatën në “Air Albania”

Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” lajmëruan se do të çelin fushatën elektorale të shtunën në mesditë në stadiumin “Air Albania”. 

“Rikthehemi në “Arenë”, aty ku nisi Rithemelimi!” shkruan me këtë rast kreu i Rithemelimit Sali Berisha.
PD ka bërë publik edhe spotin e çeljes së fushatës, ku përmes mesazheve ftohen qytetarët të marrin pjesë në mitingun e të shtunës. 

Në videon e spotit bëhet një retrospektivë se si mbërriti PD e rithemeluar deri këtu. 

Pikënisja e këtij rrugëtimi është 16 shtatori i 2021, kur kryetari i PD, Sali Berisha nisi Foltoret me qytetarët. 

Momenti kulminant i rithemelimit të Partisë Demokratike do të ishte 22 maji i vitit të kaluar kur lideri historik, Sali Berisha u zgjodh në krye të PD, kujton sporti i PD. 

Demokratizimi i PD, tashmë më e hapur dhe më e bashkuar, paralelisht me aksionin opozitar si protestat dhe debati në Parlament, vijoi me zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie përmes procesit të primareve në 4 dhjetor 2022. 

Kandidatë të cilët në 14 maj janë alternative ndryshe nga Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij dhe mbeten garancia për nisjen e një rrugëtimi tjetër, këtë herë për ndryshimin e vendit thonë demokratët e Rithemelimit të udhëhequr nga Sali Berisha. 

/ rtsh.al / 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›