Ndryshime në komisionet e përhershme parlamentare, deputeti Shpëtim Idrizi caktohet në komisionin e ligjeve dhe të ekonomisë

Kuvendi ka bërë një ndryshim në përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare. Sipas vendimit dhe rregullores së parlamentit, me propozim të Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi ka vendosur që në vendimin për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërje të komisioneve të përhershme të Kuvendit, deputeti Shpëtim Idrizi, caktohet anëtar zëvendësues në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Paralelisht, deputeti Idrizi është caktuar edhe anëtar zëvendësues në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
/rtsh.al/