E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pasqyrimi i fushatës në RTSH, PS- PD nga 50 minuta, partitë e vogla parlamentare nga 15, të pavarurit 5 minuta

PS dhe PD do të kenë minutazh të barabartë prej 50 minutash në televionin publik shqiptar për pasqyrimin e fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku ndër të tjera është përcaktuar se këto dy subjekte politike, do të kenë edhe nga 30 minuta secila për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në radion publike.

Nisur nga ky vendim, bëhet e qartë se PS dhe PD marrin edhe pjesën më të madhe të kohës televizive në RTSH, për pasqyrimin e fushatës.  

Minutazhi i përcaktuar është pjesë e transmetimit në radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

“Minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 50 minutash në televizionin publik dhe 30 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore si më poshtë: a) Partia Socialiste e Shqipërisë; b) Partia Demokratike”- thuhet në vendimin e KQZ.

Minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 25 minutash në televizionin publik dhe 15 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partisë parlamentare do të kenë edhe subjektet politike si:

a) Partia e Lirisë

b) Partia Socialdemokrate

c) Partia Republikane Shqiptare

d) Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”

e) Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë

f) Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

g) Partia Lëvizja e Legalitetit

h) Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut

Ndërsa një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 10 minutash në televizionin publik dhe prej 10 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore do të kenë edhe partitë  joparlamentare si:

1)   Partia Demokracia Sociale P.D.S

2)   Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë ADK

3)   Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve P.M.D.E

4)   Partia e Gjelbër P.GJ

5)   Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar PBD

6)   Partia Ora e Shqipërisë P.O.SH

7)   Partia Kombëtare Konservatore Albania PKKA

8)   Aleanca Arbnore Kombëtare AAK

9)   Partia Mbrojtjen e të Drejtave të Puntorve të Shqipërisë P.M.D.P.SH

10) Partia Emigracionit Shqiptar P.E.Sh

11) Partia Komuniste e Shqipërisë PKSH

12) Partia Qytetare Shqiptare P.Q.SH

13) Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA

14) Partia Unitetit Kombetar PUK

15) Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane ABDE

16) Lëvizja punëtore Shqiptare P.L.P.SH

17) Partia Shqiptare Atdheu PSHA

18) Nisma Thurje NTH

19) Partia Konservatore KONS

20) Balli Kombëtar Demokrat PBKD

21) Partia Kristian Demokrate e Shqiperise PKDSH

22) Lëvizja e RE LRE

23) Bindja Demokratike BD

24) Partia Balli Kombëtar P.B.K

25) Lidhja Demokristiane Shqiptare L.D.K

26) Personat me Aftësi të Kufizuar   PPAK

27) Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë AD

28) Aleanca Demokracia e Re ADR

29) Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian A.M.I.E

30) Ardhmërija Shqiptare PASH

31) Bashkimi Liberal Demokrat BLD

32) Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet  ADS

33) Fryma e Re Demokratike FRD

34) Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë PEISH

35) Fronti i Majtë FM

36) Partia e Reformave Demokratike Shqiptare P.R.D.Sh

37) Lëvizja Bashkë BASHKE

Kurse kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, ose siç njihen ndryshe, “kandidatët e pavarur“, si dhe ata për anëtarë të këshillit bashkiak të propozuar po nga zgjedhësit, do të kenë minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 5 minutash në televizionin publik dhe prej 5 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›