Meta: Aleanca me PD funksionon, LSI jo në polin e qendrës
Kreu i LSI-së Ilir Meta përjashton çdo mundësi se mund të ikë nga koalicioni me PD-në dhe të bëhet pjesë e aleancës së majtë apo “Polit të Qendrës”. Gjatë emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” në NEWS 24, Meta u ndal në çështjen e presidentit të ri duke mos preferuar të komentoje emrat e përmendur deri tani pasi sipas tij e rëndësishme është procesi mbi bazë kushtetuese. Ai preferon një president që të pranohej nga të gjitha palët dhe të tregonte autoritetin e tij si president i vendit. Sulmin e PD-së ndaj kreut aktual të shtetit, Bamir Topi, kreu i LSI-së e shpjegoi me faktin se ndjehet i zhgënjyer prej tij pas marrjes së presidencës. Z.Meta kërkon që pasardhësi i Topit në presidencë të ushtrojë autoritetin e tij në momentet që i kërkohet dhe të bëhet garant i zbatimit të ligjit.
Z.Meta, po e nisim me vizitën tuaj në SHBA që ngjan pak a shumë me vizitat që zhvilluan brenda një kohe të shkurtër z. Rama, z. Basha e z.Spahiu. Vizita juaj ishte e parashikuar më parë apo ju thirrën për tu njohur me situatën në Shqipëri?
Nuk mund të flas në emër të të gjithë zotërinjve që kanë vizituar SHBA-në, por për mua ka qënë një vizitë me një axhendë tepër intensive. Çdo takim i rëndësishëm, por natyrisht departamenti i shtetit është institucioni që drejton politikën e SHBA-ve. Takimi me z.Riker ka qënë i fiksuar më parë, një takim shumë konstruktiv.
Si e shpjegoni faktin që shumë zyrtarë të Shqipërisë u thirrën brenda një kohë të shkurtër. Ka të bërë me zgjedhjen e presidentit të ri?
Ka qënë një vizitë e programuar prej kohësh. Vlerësimi në përgjithësi për Shqipërinë është pozitiv, për paqen, për stabilitetin në rajon, por dhe situatën politike për përmbushjen e të gjitha rekomandimeve që janë vënë për procesin e integrimit. U fol dhe për ekonominë, investimet e huaja etj. Kemi rënë dakord që të nxisim një bashkëpunim në këtë drejtim.
Pati interesim për privatizimet në Shqipëri?
Në disa takime pati një diskutim të tillë, si p.sh kompani të ndryshme të interesuara në privatizimin e ‘Albpetrolit’.
Çfarë ju këshilluan në SHBA?
Pati një vlerësim të përbashkët, por si angazhim kryesor mbetet përmbushja e kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat.
U fol për zgjedhjen e presidentit të ri gjatë takimeve në SHBA?
Jo nuk u fol për këtë çështje.
Si po funksionon koalicioni i djathtë?
Koalicioni funksionon. Do ta vazhdojë funksionimin.
Deri kur?
Marrëveshja është për mbylljen e mandatit të plotë 2009-2013.
Aktualisht ka ndonjë pikë që mund të ndryshohet në raport me PD-në?
Kjo ka qënë një përvojë pozitive në përgjithësi. Ky koalicion ka funksionuar më mirë sesa ai që kemi pasur më parë me PS-në.
Z.Dule ka bërë thirrje për krijimin e Polit të Qendrës mes së cilës të jeni dhe ju si LSI. Do ta pranoni?
E kam ndjekur në media në distancë një deklaratë të tillë. Nuk ka pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me z.Dule dhe nuk mora dot pjesë në përvjetorin e partisë së tij. Por, ne kemi një marrëveshje me PD-në dhe do t’i qëndrojmë asaj.
Pra, e refuzoni një ofertë të tillë?
Nuk e njohim këtë ndaj ne jemi në koalicion me PD-në.
Pra, jeni të hapur me të gjithë spektrin?
Vendi ka nevojë për koalicione qeverisëse, ka nevojë për koalicione efektive, por vet sistemi që është zgjedhur aktualisht është një sistem që do ta kthejë koalicion më afat gjatë.
Ndryshe nga PD-ja që e ka sulmuar presidentin, ju keni qënë më neutral, përse?
Ndoshta kjo lidhet me faktin se PD-ja mund të jetë e zhgënjyer nga z.Topi. Presidenca nuk ka mbaruar ende dhe ka edhe disa muaj kohë. Nuk preferoj të komentoj presidentët.
E shikoni si mundësi bashkëpunimi me z.Topi, në raport koalicioni?
Nuk dua të nisem nga deklaratat në media përderisa z.Topi është në detyrë dhe nuk ka krijuar ende ndonjë parti të re.
Të gjitha gjasat tregojnë se ju e keni çelësin për zgjedhjen e presidentit të ri. Do ta zgjidhni në bashkëpunim me PD-në?
Ne kemi një marrëveshje me PD-në, përfshi edhe çështjen e presidentit, por duke vlerësuar momentin që jemi besoj se ky është një proces nuk mund të kthehet në mënyrë spekulimesh apo përfitimesh të caktuara, por një moment i cili të ndihmonte klasën politike për të gjetur një frymë bashkëpunimi sipas frymës kushtetuese.
Nga kjo marrëveshje mund të përdoret një klauzolë?
PD mbetet faktori kryesorë për sa është forca kryesore në parlament, por e rëndësishme është që ky proces jo vetëm të tregojë pjekuri por të ketë dhe një jehonë pozitive që të ndërtohet një proces sa më konstruktiv.
Berisha ka thënë se do të jetë një nga drejtuesit e PD-së?
Nuk gjykoj dhe as komentoj asnjë zgjedhje. Për ne nuk ka rëndësi asnjë emër por për të ndërtuar një proces kushtetues.
Pra ju jeni që presidenti te jetë nga “pëllumbat” e PD-së dhe jo nga “skifterët”?
E rëndësishme është që të mos merremi me skifterë që bëhen president por me njerëz që ulen në atë karrige që dhe e bëjnë të funksionojë këtë institucion.
Mund të jetë Topalli, mund ta votoni?
Nuk komentoj emra edhe për shkak të funksionit që kam si kryetar i një force politike. Topalli është propozuar nga politikanë të ndryshëm dhe media, por për ne është me rëndësi procesi. Të garantojë pavarësinë, të zbatojë ligjin dhe të ketë autoritetin moral.
Do të kërkoni konsultime paraprake?
Nuk dua të paragjykoj sjelljen e askujt. Ky do të jetë një proces i hapur, konkurrues por që të krijohet fryma kushtetuese.
Nano mund të jetë i pranuar edhe nga ju?
Nuk kam arsye të paragjykoj as z.Nano apo politikanët e tjerë që janë propozuar. Është një çështje që ka shumë kohë.
Nëse jua kërkon mbështetjen do t’ja jepni?
Nuk kemi të bëjmë me emrat, por me procesin.
Duhet zgjedhur mbi palët, mund të jetë z. Islami?
Emrat që përmendni e kanë statutën për atë funksion, por nuk mund të flasim për emrat pasi është shumë shpejt.
Nëse Nanon e mbështet PS-ja, ju do t’ja jeni votat?
Ne kemi marrëveshjen me PD-në. Nuk e shikoj këtë moment, që LSI për shkak të mandateve që ka mund të forcojë pozitat e saj. E rëndësishme është të realizojmë një proces me një perspektivë afatgjatë për integrimin. Nuk do të shikojmë as interesin e LSI-së, as të kandidatëve por të procesit. Mund të kishim një marrëveshje më të gjerë, për një president të pranuar nga të gjithë palët.
Pra Nano duhet ta gjejë gjuhën me Berishës nëse i ka votat e PS-së?
Për ne ka rëndësi procesi ndaj po e përsëris sërish. Nuk paragjykoj asnjë emër.
Që nga momenti i gjyqit që e fituat 5 me 0, ju keni ulur gjuhën e vrazhdë që keni përdorur me Ramën. Ka ndonjë kanal komunikimi mes jush?
Jo nuk ka asnjë kanal komunikimi. Akuzat u inskenuan nga opozita, është një çështje që e mbyll në favorin tim dhe e kam lënë pas, por tani duhet të arrijmë statusin e vendit kandidat. Kjo është e rëndësishme.
Për sa i përket reformës zgjedhore i keni vënë kushte PD-së?
Ne nuk vëmë kushte, por standarde. Ne kërkojmë që vota e qytetarëve të lexohet në mënyrë proporcionale. Ne po insistojmë me përfaqësuesit tanë në komision që të zgjimin çështjen e votës.
Për kë formulë jeni?
Jemi të hapur për të gjitha variantet veçse duhet vullnet nga PS-ja dhe PD-ja. Vëmendja ka qënë tek çështjet e administrimit.
Nëse nuk arrihet në këtë ndarje territoriale, çdo bëni më pas ?
Komisioni për reformën zgjedhore vazhdon punën dhe nuk mund ta paragjykojmë. Do të vlerësojmë situatën pas përfundimit të komisionit të reformës zgjedhore.
Do të ishte një zgjidhje krijimi i “Polit i qendrës” ?
Qëllimi nuk është që të krijojmë pole anti, por të përforcojmë atë trend pozitiv integrues në të cilin vendi ka nevojë të lëvizë më shpejt.
Nëse sot do t’ju duhej të përcaktonit koalicionin nëse vendi do të kishte zgjedhje, cili do të ishte qëndrimi juaj ?
Kjo është çështje që nuk i ka ardhur koha. Megjithatë, aktualisht ne jemi në koalicion.
Listat e përbashkëta janë një zgjidhje ?
Është shumë herët pasi zgjedhjet janë vitin tjetër, por e sigurt që LSI do t’i qëndrojë marrëveshjes që ka nënshkruar.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)