E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Anëtarësia do vendosë për listat e kandidatëve

Listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit
2009 do t‘i vendosë anëtarësia. Ky ishte premtimi me
të cilin u shfaq dje para simpatizantëve të minibashkisë 2
në Tiranë kreu i LSI-së, Ilir Meta. "Jemi sot këtu me dy
përfaqësues të nderuar të shoqërisë civile, sikurse është
z. Artur Zheji dhe prof. Shezai Rrokaj, gjë që tregon ridimensionimin
e LSI-së, e cila dita-ditës po mbështetet
nga shumë intelektualë dhe njerëz të shquar të shoqërisë
sonë", theksoi Meta. Kreu i LSI-së u shpreh se lidershipët
e PS dhe PD, në planin politik kanë vendosur një monopol
dypartiak mbi vetë sistemin politik të vendit, sepse me
ndryshimet kushtetuese synojnë ta kthejnë Shqipërinë nga
një vend demokratik dhe pluralist, në një sistem të mbyllur
dypartiak autoritar. Duke shprehur qëndrimin e LSI,
kreu i saj garantoi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët, se
"që të gjithë ju do të zgjidhni vetë përfaqësuesit më të
mirë dhe unë si kryetari i LSI-së, duke mos qenë dakord
me listat e mbyllura të tyre, do të ndjek së bashku me ju
një politikë shumë të hapur, që kandidatët për deputetë
të LSI-së në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë do t‘i vendosin
anëtarët dhe simpatizantët tanë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›