E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin shtëpitë në plazh, kapen tre hajdutë

Një operacion policor ka çuar në pranga tre hajdutë, ndërsa është arritur të bllokohet një pjesë e mirë e sendeve të vjedhura. Operacioni policor "Iliria" ka kapur tre banorët e zonës së plazhit, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje duke u gdhirë e diela shtëpinë e një shtetasi në plazh. Stilian Hyseni, 22 vjeç, Ervis Xhafani, 23 vjeç dhe Enver Thaçi 21 vjeç janë arrestuar pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë. Me të marrë njoftimin për vjedhjen me thyerje të shtëpisë së I.Dokos në plazh, uniformat blu organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e personave, mbi të cilët rëndon edhe akuza për vjedhje të tjera lokalesh dhe banesash në Durrës. Në rastin e fundit ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme bizhuterish të florinjta, të cilat u gjetën në momentin e kapjes nga policia dhe u janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›