E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Jo më politikë kacafytjesh për probleme personale

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi
Rama, në vazhdim të "Dia
logut me Shqipërinë" për
çështjet e bujqësisë, u ndal në Komunën
e Farkës në Tiranë. Lideri i
opozitës kërkoi nga banorët e kësaj
zone që ta ndryshojnë këtë politikë
të vjetër, ku politikanët kacafyten
me njëri-tjetrin për probleme personale,
ndërkohë që i gjithë populli
kthehet në një telespektator, që
ndjek historinë e këtij grushti
njerëzish. Sipas Ramës, nëse të
gjithë organizohen në një rrjet
njerëzish, që e dinë shumë mirë se
çfarë kërkojnë, por edhe që janë të
gatshëm të mbështetin çdo projekt
politik që shkon në drejtim të interesave
të veta, atëherë politika e
politikanëve do të flasë për hallet
dhe shqetësimet e njerëzve. Duke
pasur pranë një prej personazheve
të spektaklit "Big Brother", Astritin,
i cili është bërë anëtar i PS së Komunës
Farkë, Rama u shpreh: "Duhet
ta ndryshojmë politikën nga një
shfaqje të pambarimtë, si të ishte
shtëpia e ‘Big Brother‘, ku politikanët me njëri-tjetrin zihen, sherrosen,
kacafyten, bashkohen, ndahen,
mallkohen, dhe ku gjithë populli
votues kthehet në një telespektator
që ndjek historinë e këtij
grushti njerëzish, që mban peng
historinë tonë të përbashkët, në
një hapësirë ku të diskutohet për
të zgjidhur problemet tona të përbashkëta.
Rama këmbënguli se
politika nuk ka lindur për të qenë
shtëpia e ‘Big Brother‘, politika nuk
ka lindur për t‘i dhënë mundësinë
një grushti njerëzish që të japin
shfaqjet e shëmtuara që japin prej
17 vjetësh dhe që shfaqen përpara
njerëzve duke dalë nga kutia e
televizorit vetëm kur është fjala për
të marrë vota. Duke na ndarë, vijoi
ai, duke na përçarë, duke na bërë
që të përjetojmë dëshpërime të
vazhdueshme dhe zhgënjime të
vazhdueshme pas premtimesh të
vazhdueshme që vazhdimisht
nuk mbahen. "Nuk do të rrini ju
me sytë nga televizori, që të merrni
ndonjë lajm të mirë nga politikanët,
të cilët dalin nga kutia e
televizorit vetëm kur është fjala
për të marrë vota dhe pastaj mbyllen
në kutinë e televizorit, për të
vazhduar shfaqjen", u shpreh
Rama. Kryetari Socialist premtoi,
se në rast fitore në zgjedhjet e vitit
2009, dy nga gjërat ku do të fokusohet
PS maksimalisht për të ndryshuar
rrënjësisht përqasjen janë
arsimi e bujqësia. Për Edi Ramën
duhet bërë çmos që fëmijët të arsimohen
si duhet, kurse fshatit t‘i
jepet frymëmarrja e nevojshme.
"Keni parë ju në këto 17 vjet që
politikanët të kacafyten me njëritjetrin,
për faktin se fëmijët nuk
shkojnë dot në shkollë, sepse
familjet nuk ju blejnë dot librat?
Keni parë ju politikanët të kacafyten
me njëri-tjetrin sepse në spitalet
e Shqipërisë edhe aspirina
nuk është më falas?", shtroi pyetjen
Rama. Këto të dyja, premtoi
ai, do të jenë për ne prioritetet
kryesore. Teksa bëri thirrje që të
bëhet çmos "të arsimojmë si duhet
fëmijët, të rejat e të rinjtë, të bëjmë
çmos që t‘i japim atë që duhet fshatit,
që të fillojë të marrë frymë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›