SHBA përgënjeshtron Berishën: Mohoi bisedën me Daniel Frid
Kryeministri Berisha i ka dhënë fund dje dilemës së demokratëve nëse do të miratohej në seancën e sotme projektligji për spiunët apo jo. Gjatë një konference për shtyp, kreu i qeverisë ka deklaruar që Kuvendi do të votojë projektligjin për dosjet edhe pa opozitën. Kjo sipas Berishës bëhet jo për hakmarrje, por për të lehtësuar dheun e dhjetëra e mijërave shpirtrave, të cilët janë ekzekutuar barbarisht nga regjimi komunist. Me qëndrimin e mbajtur nga opozita, kundër projektligjit për dosjet, Kryeministri ka akuzuar kryetarin e PS-së, Edi Rama, duke theksuar se ai po mbron persekutorët. Sipas Berishës, projektligji që po i paraqitet për votim Parlamentit është kushtetues dhe synon vetëm dënimin e krimeve të luftës. Gjithashtu ai ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se varianti shqiptar i ligjit çek, i propozuar nga mazhoranca, është më radikal se origjinali. Për Kryeministrin nisma ligjore që pritet të miratohet sot ka ardhur në një variant më të zbutur, duke marrë parasysh edhe propozimet e opozitës. "Është një variant i zbutur i ligjit çek. Për ata që komentojnë kushtetueshmërinë e tij, ka pasur zbutje dhe jo radikalizim. Zbutja është bërë se kemi marrë parasysh sugjerimet e opozitës në procesin e diskutimit të ligjit", ka deklaruar Berisha. Duke shfrytëzuar podiumin e Kryeministrisë, Berisha i ka bërë thirrje edhe njëherë opozitës që të reflektojë për të votuar draftin e mazhorancës, pasi ky ligj, theksoi kreu i qeverisë, ka brenda kompromisin me PS-në. Kreu i qeverisë ka hedhur poshtë të gjitha zërat se ambasadori amerikan Withers ka deklaruar se ligji shkel Kushtetutën. "Nuk di që ambasadori Withers të ketë thënë se ligji shkel Kushtetutën", tha Kryeministri, duke përmendur Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si një garantuese e të drejtave të njeriut, në rast se ky ligj prek padrejtësisht persona të caktuar. Duke u ndalur në nene të veçanta të ligjit evropian, Berisha ka theksuar se do të vihen para drejtësisë të gjithë ata prokurorë apo gjyqtarë që gjenden fajtorë dhe kanë dënuar me vendime politike, duke lejuar vrasjen apo torturimin e të burgosurve. Sipas Kryeministrit, do të dalin para ligjit të gjithë ata që kanë lyer duar me gjak gjatë regjimit komunist. Kreu i qeverisë ka mohuar deklaratat se miratimi i ligjit ka lidhje me çështje si ajo "Durrës-Kukës", apo shpërthimi në Gërdec. Pas pyetjes nëse ndonjë prokuror apo gjyqtar që po heton këto çështje preket nga ky ligj, a duhet të japë dorëheqje, në mënyrë indirekte por mjaft të qartë, Kryeministri i është përgjigjur se "ligji është propozuar përpara se këto çështje të ekzistonin", duke lënë të kuptohet se të gjithë do të largohen.
Qëndrimi i opozitës
Vendosmëria e mazhorancës, për të miratuar e vetme ligjin për spiunët, duket se do të hasë në vendosmërinë e opozitës, për të mos marrë pjesë në ndonjë seancë parlamentare pa u futur në rend të ditës votimi i Kodit të ri Zgjedhor. Burime nga grupi parlamentar i PS-së bëjnë të ditur se ata do t‘i qëndrojnë deklaratës që kryetarja e grupit, Leskaj, bëri në seancën e kaluar. Nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë parlamentare nëse në rend të ditës nuk do të jetë për votim Kodi i ri Zgjedhor, i cili është rikthyer për rishikim nga Presidenti i Republikës. Kështu, bëjnë të ditur deputetët socialistë, të cilët theksojnë se për ata pak rëndësi ka nëse PD e miraton në këtë seancë apo e shtyn projektligjin për dosjet, për sa kohë ata nuk kanë asnjë ftesë për bashkëpunim nga PD-ja. Deputetët e PS-së theksojnë se demokratët i kanë vënë para faktit të kryer për ligjin e dosjeve, duke mos pranuar sugjerimet e tyre. Në seancën e 15 dhjetorit, PD-ja nuk mundi ta miratonte projektligjin për pastërtinë e figurave, pasi në momentin kur PD-ja nisi diskutimin e draftit, PS-ja u largua nga salla, duke i lënë demokratët të debatonin dhe diskutonin me veten.
Takimi
Pas konferencës, Topalli shkon te zyra e Berishës
Pak minuta pas mbarimit të konferencës së Kryeministrit Berisha, i cili deklaroi se do e votojë projektligjin e spiunëve edhe pa opozitën, në Kryeministri ka vajtur Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Mësohet se takimi ka zgjatur për më shumë se një orë dhe objekt diskutimi ka qenë pikërisht votimi në seancën e sotme të projektligjit për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit. As nga Kryeministri e as nga Kuvendi nuk bëhen publike detaje rreth takimit, por tashëm panorama është shumë e qartë: mazhoranca ka vendosur që vetëm me votat e saj të votojë projektligjin për spiunët.
Të përndjekurit e Shkodrës, Kuvendit: Miratoni ligjin e dosjeve
Ish të përndjekurit politikë në Shkodër kanë zhvilluar në qendër të qytetit një protestë paqësore në mbështetje të mazhorancës në miratimin sa më parë të ligjit për hapjen e dosjeve. Në parullat e ish të përndjekurve ra në sy dhe një parullë drejtuar Presidentit të Republikës, në të cilën shkruhej: "President hiqni dekoratat e kriminelëve". Kryetari i Shoqatës së të Persekutuarve dega-Shkodër, Ndrek Bazhdari, në fjalën e tij theksoi se ata politikanë që e kundërshtojnë këtë ligj, nuk janë gjë tjetër veçse gjelat ekzekutorë të luftës së klasave. Sipas Bazhdarit, regjimi komunist i asaj kohe pushkatoi 601 persona të pafajshëm, ku ndër ta 61 klerikë, 2846 të burgosur politikë, 136 të vdekur në burgje dhe kampe famëkeqe, si dhe mbi 3000 të internuar. Ndërkohë, sekretari i shoqatës së të persekutuarve të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, u bëri thirrje gjithë të persekutuarve në vendin tonë që të kërkojnë hapjen e dosjeve, pasi prej 18 vitesh politika shqiptare e zvarrit këtë të vërtetë historike. Sipas Ndregjonit, ky qëndrim tregon edhe një herë më së miri se regjimi komunist ishte një regjim aq barbar, aq kriminel, aq i pamoralshëm, sa që edhe pendesën kërkon ta penalizojë. Më pas drejtues të shoqatës së ish të përndjekurve politikë u shprehën: "Si mundet Shqipëria të reklamohet si një shtet demokratik, kur në institucionet më të rëndësishme si parlamenti, prokuroria, gjykatat, zënë vend po ata kriminelë që çuditën botën me krimet e tyre duke vrarë, burgosur dhe torturuar në mënyrën më çnjerëzore me qindra e mijëra njerëz"?
Qëndrimi
Të persekutuarit: Të miratohet projektligji për dosjet
Shoqata kombëtare e të persekutuarve politikë "Musine Kokalari", ka shprehur indinjatën e saj ndaj qëndrimit të opozitës shqiptare për projektligjin "Për pastërtinë e figurave zyrtare". Nëpërmjet një deklarate, kryetari i kësaj shoqate, Agim Musta, bën të ditur se është e patolerueshme që në pushtetin gjyqësor të të gjitha niveleve dhe në funksione të larta të pushtetit demokratik shqiptar, të qëndrojnë akoma xhelatët e komunizmit, që kanë torturuar dhe dënuar me mijëra viktima të pafajshme, si pishtaren e demokracisë, politikanen e parë që hodhi idetë e pluralizimit politik, Musine Kokalari, dhe kanë dënuar me vdekje, poetët e rinj shqiptarë si: Havzi Nela, Trifon Xhaxhika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Xhelal Koprencka e shumë të tjerë. Sipas kësaj deklarate, në asnjë vend të ish-bllokut komunist nuk kanë vdekur në burg në kushte mizorie, në një periudhë shumë të shkurtër, tre ministra të arsimit: Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi dhe Xhevat Korça, apostuj të arsimit shqiptar. Shoqata "Musine Kokalari" konstaton se idetë e hedhura së fundi për konsulencë juridike me ekspertë ndërkombëtarë, janë vetëm pretekste për ta shtyrë këtë ligj të rëndësishëm në kalendat greke. Drejtuesit e kësaj shoqate kërkojnë miratimin në seancën më të parë të këtij projektligji.