Meta: Ashpersimi i vizave, absurditet e papjekuri
Si e vleresoni situaten politike ne rajonin e Ballkanit?
Me rastin e zgjedhjeve presidenciale neser ne Serbi, dua te shpreh urimin tone per mbarevajtjen e tyre, ne menyre qe ato te ndihmojne Serbine per te ecur drejt Bashkimit Evropian dhe t'i sigurojne asaj, por edhe gjithe rajonit tone nje te ardhme me te mire. Me kete rast, dua te vleresoj edhe iniciativen me te fresket nga ana e Komisionit Evropian per te caktuar nje date se shpejti per te negociuar me Serbine per liberalizimin e vizave midis ketij vendi dhe Bashkimit Evropian. Une besoj qe kjo eshte nje nxitje per qytetaret e Serbise, qe te ardhmen e tyre ta shikojne ne Evropen e Bashkuar dhe te ndahen keshtu nga fantazmat e se kaluares.
Duke pershendetur kete iniciative te Bashkimit Evropian per te nisur se afermi negociatat me Serbine per liberalizimin e vizave, deshiroj te theksoj deshiren qe kjo iniciative te shoqerohet edhe me vendet e tjera te rajonit tone. Dhe besoj se pas nje iniciative te tille, tingellon mese absurde ajo iniciative e Qeverise se Shkupit per te vendosur nje regjim frenues vizash per levizjen e qytetareve te dy vendeve, por edhe per shkembimet midis dy vendeve tona deri me tani.
Me kete rast, une mendoj se duhet pershendetur edhe deklarata e ambasadorit te Bashkimit Evropian ne Shkup, e cila ben te qarte se vendimi dhe iniciativa e Qeverise maqedonase nuk eshte e kushtezuar per momentin nga ana e detyrimeve qe sjell progresi i metejshem i ketij vendi ne Bashkimin Evropian.
Krahas rendesise qe ka marreveshja per lehtesimin e vizave me BE-ne, eshte i nevojshem fillimi i dialogut me vendet e rajonit per liberalizimin ose per heqjen e plote te vizave midis vendeve tona dhe Bashkimit Evropian. Per kete ne radhe te pare vendet tona duhet te japin nje shembull per heqjen e vizave midis njeri-tjetrit. Me kete rast, une edhe dje, ne nje takim me te Ngarkuarin me Pune te Serbise ne Tirane, i kam shprehur deshiren tone si force politike qe te hiqen sa me shpejt vizat midis dy vendeve tona, ashtu sikurse kemi shprehur me pare ato duhet te hiqen edhe me vendet e tjera perfshire Bosnje- Hercegovinen dhe te gjitha vendet e rajonit. Sepse marreveshjet e tregtise se lire midis vendeve te rajonit pa marreveshje se levizjes se lire te qytetareve jane te veshtira per te dhene ato rezultate qe synohen ne zhvillimin e tregtise se lire dhe integrimit te vendeve tona si nje rajon i tere ne Bashkimin Evropian.
Po ne kuader te stabilitetit rajonal, si i shikoni zgjedhjet e neserme ne Serbi?
Mendoj se zgjedhjet e neserme ne Serbi jane te rendesishme per te ardhmen e Serbise, por jane te rendesishme edhe per perspektiven e afert te rajonit tone. Ne kete drejtim ne deshirojme edhe urojme qe ato te ndihmojne Serbine per te ecur perpara ne rrugen e demokracise dhe ne rrugen e integrimit ne Bashkimin Evropian. Ne kete kuptim duhet vleresuar dhe mirekuptuar edhe iniciativa e fundit e Komisionit Evropian per te nisur negociatat per liberalizimin e vizave midis Serbise dhe Bashkimit Evropian, por kjo nuk do te mbetet iniciative e shkeputur. Jam i bindur per kete sepse kjo ka qene dhe nje angazhim e premtim i Komisionit Evropian qe keto negociata ne nje te ardhme te afert te nisin me te gjithe vendet e rajonit tone.
Cilet do te jene efektet e ketyre zgjedhjeve, persa i takon statusit te Kosoves?
Ne asnje rast une nuk mendoj se zgjedhjet ne Serbi do te cenojne statusin e Kosoves, i cili e theksoj nuk eshte nje status qe do te caktohet ne nje dite te vecante. Eshte nje status qe ne nje dite te vecante do te formalizohet, por pavaresia e Kosoves eshte nje proces qe ka nisur prej kohesh, te pakten qe nga Rambujeja e do te vazhdoje deri ne diten qe Kosova, do te kete vendin e saj ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara dhe ne gjithe organizatat nderkombetare. Ne kete drejtim mendoj se Serbia duhet te kete ne konsiderate ne radhe te pare interesat e saj dhe kuptohet jo vetem interesat e Kosoves dhe interesat e serbeve te Kosoves, qe do te thote se nje sjellje konstruktive e Serbise padyshim qe do te ndihmoje ne mos shtimin e problemeve te saj. Keshtu edhe per sa i takon refugjateve te rinj ne Serbi, pasi ky vend eshte lodhur nga refugjatet e ardhur si rezultat i konflikteve ne Bosnje apo ne Kroaci me pare, ashtu sikurse nje sjellje konstruktive do te ndihmonte ne nje integrim te suksesshem, te sigurte te minoritetit serb ne nje Kosove te pavarur dhe njekohesisht ne nje marredhenie te re midis Serbise dhe Kosoves, si dy vende te pavarura, por fqinje qe bashkepunojne si persa i perket interesave reciproke ashtu edhe proceseve te integrimit Evropian. Thuhet se Serbia apo qarqe te caktuara ne Beograd hedhin idene se nese Kosova do te shpallej e pavarur atehere ata do te shpallin embargo ndaj Kosoves. Ky do te ishte budallallek, sepse ne radhe te pare do te demtonte vete Serbine dhe do te bente qe edhe ate treg te produkteve serbe qe sot ka ne Kosove per arsye tregtare dhe ekonomike, ta humbitnin nje here e mire dhe nga kjo do te perfitonin vendet e tjera te rajonit. Pra embargoja nuk do te ishte dicka qe do te demtonte shume Kosoven por vete Serbine.
Thuhet se do te kete perpjekje per te nxitur trazira ne zonat ku jeton minoriteti serb. Kjo ne fund te fundit do te demtonte imazhin e Serbise dhe do te ishte ne dem te interesave te Serbeve ne Kosove, pasi cdo acarim i marredhenieve ne nje menyre artificiale sigurisht qe do t'i shtonte problemet e tyre, nderkohe qe Qeveria e re e Kosoves dhe kryeministri Thaci kane treguar nje vizion te qarte dhe te plote per integrimin minoritar qe do te gezoje minoriteti serb dhe pakicat e tjera ne Kosove. Pra, mendoj se vetem sjellja konstruktive ndihmon dhe vete interesat e Serbise, por ndihmon te gjithe rajonin tone qe te mos vonohet me tej ne rrugen drejt Evropes se Bashkuar.
Duke pasur parasysh qe disa muaj me pare Maqedonia mori vendim per te hequr simbolet kombetare shqiptare, nderkohe eshte edhe kjo iniciative e dyte per vizat, a mund te kete nje prapavije politike apo eshte thjesht nje papergjegjshmeri e forcave politike shqiptare atje?
Mendoj se pas deklarates se fundit te ambasadorit te Bashkimit Evropian ne Shkup, del mese e qarte se veprimi i qeverise se Shkupit eshte i papjekur, gje qe ne e shprehem edhe me pare, eshte i nxituar dhe eshte ne kundershtim me gjithe procesin e integrimit Evropian edhe te vete Maqedonise edhe te vendeve te rajonit tone. Per me teper ishte nje shtim problemesh te panevojshme, ne nje moment kur Shqiperia dhe Maqedonia duhet te punojne sa me ngushte se bashku per te merituar nje ftese per tu anetaresuar ne NATO. Ndersa vendimi ose iniciativa e fundit e bere publike dje nga Komisioni Evropian per te nisur liberalizimi e vizave me Serbine, tregon qe vendimi i pales maqedonase eshte komplet absurd, pasi dihet qe Serbia eshte ne nje faze edhe me mbrapa se Shqiperia persa i takon marredhenieve te saj kontraktuale me Bashkimin Evropian. Pra mendoj se eshte nje megallomani ballkanike ky vendimi i fundit i Shkupit.
Duhet te kete nje reagim me te forte nga politika e jashtme shqiptare?
Nuk mendoj se politika e jashtme dhe qeveria e Shqiperise, duhet te reagojne ne te njejten menyre, pra ne menyre te nxituar, sepse une besoj se ky eshte nje vendim qe duhet rishikuar, sepse eshte nje vendim jo vetem ne kundershtim me interesat midis dy vendeve, por eshte nje vendim ne kundershtim me interesat e brendshme te Maqedonise.