E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strasburgu dhe Kosova

Nga Vladimir Lame, Strasburg
Kur nje vit me pare, pikerisht ne kohen kur i derguari i OKB-se per Kosoven, Marti Ahtisari, pergatitej te mbyllte dosjen e bisedimeve shqiptaro-serbe me variantin e paravaresise se kushtezuar, ishte Keshilli i Evropes ne Strasburg qe u detyrua nga votat e eurodeputeteve pansllave te bente nje hap prapa. Pas 3 ore debatesh dhe pas miratimit te rezolutes mbi statusin e Kosoves, serbet dhe perkrahesit e tyre ia arriten te heqin paragrafin numer 4, qe nenvizonte pavaresine e kushtezuar te Kosoves. Ishin ore te nxehta debatesh e negociatash nen dhe kur binin ne sy perforcimet e shumta me diplomate nga Beogradi te ardhur ne ndihme te delegacionit serb ne kete organizate nderkombetare. Ndersa pala shqiptare dukej e pergjumur. Mungesa e nje prezence te drejtperdrejte nga Prishtina ndikoi ne rrjedhen e diskutimeve dhe ne radhe te pare te votave aspak ne favor te Kosoves se pavarur. Para se t'i paraqiste propozimet perfundimtare ne Vjene, kryenegociatori Ahtisari, foli ate fundjanari te 2007 para Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, per nje Kosove demokratike dhe multietnike, ne te cilen te drejtat dhe interesat e te gjitha komuniteteve do te garantohen fuqishem dhe do te mbrohen me institucione dhe me sundimin e shtetit te se drejtes. Megjithese asokohe rezoluta e lordit Rasell Xhonson u gjymtua ne paragrafin per pavaresine e kushtezuar per Kosoven, ajo shenoi gjithsesi nje hap perpara ne ndergjegjesimin e komunitetit nderkombetar se kjo ishte zgjidhja me e pranueshme per te cilen diskutohej publikisht ne institucionet me te larta evropiane.
Dhe serish te marten e ardhshme, Strasburgu pritet te thote fjalen e tij per Kosoven ne nje moment kur deklarimi i pavaresise nga Kuvendi i Kosoves eshte ne prag. Ne projektrezoluten e re Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes kerkon nga anetaret e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara te tejkalojne kundershtite ekzistuese dhe te paraqesin nje zgjdhje te qendrueshme dhe urgjente per fatin e Kosoves. Lord Russel Johnston u propozon kete radhe shteteve anetare te kesaj organizate te arrijne ne nje qendrim te njejte lidhur me statusin e Kosoves, ne nje moment kur nje nga opsiomet e pritshme eshte deklarimi i njeanshem i pavaresise nga Kuvendi i Kosoves.
Nje pjese te rendesishme te draftit e ze oponenca ndaj qendrimit te Rusise kunder pavaresise se Kosoves. Sipas Lord Russel Johnston, duke mbrojtur qendrimin serb, ruset synojne te minojne unitetin dhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian, te bllokojne zgjerimin e influences se NATO-s ne rajon dhe te veshtiresojne influencen politike dhe ushtarake te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Ballkan. Ne kete menyre, Lord Russel Johnston akuzon Rusine se po perpiqet prej kohesh ta perdore per interesat e saj kete ceshtje ne radhe te pare evropiane.
Madje, Lord Russel Johnston shkon me tej duke e deklaruar se ne kushtet kur ende Kombet e Bashkuara nuk po arrijne te dalin me nje rezolute te pranuar nga palet, deklarimi i njeanshem i pavaresise nga Kuvendi i Kosoves perfaqeson opsionin me realist per momentin. Por, Lord Russel Johnston thekson se ka marre garanci nga lideret kosovare se ky vendim do te merret vetem pasi te kene marre mbeshtetje te sigurt per njohjen e pavaresise nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian ne teresi ose nga pjesa derrmuese e shteteve evropiane. Autoritetet e Prishtines kane dhene garanci per zbatimin e plote te paketes se propozimeve te Ahtisarit e ne menyre te vecante te decentralizimit qe do te garantonte autonomi te gjere per krahinat e banuara nga nga serbet ne Kosove. Ne raportin qe do t'u paraqitet eurodeputeteve hidhet poshte ideja e ndarjes se Kosoves, duke u shprehur ne favor te ruajtjes se kufijve te deritanishem zyrtare te saj. Varianti i ndarjes do te ishte, sipas Lord Russel Johnston, nje skenar destabilizues per Ballkanin, sepse ne kete menyre do te pranohej etniciteti si kriter per vendosjen e kufijve, cka do te sillte destabilizimin e shteteve te tjera ballkanike. Ky qendrim eshte shprehur edhe nga ministri i Jashtem maqedonas, Milososki, ne takimin e javeve me pare me Lord Russel Johnston. Nje teze tjeter serbe, e kundershtuar ne projektrezoluten e re qe do te paraqitet te marten e ardhshme ne Asamblene parlamentare te Keshillit te Evropes ne Strasburg, eshte mundesia e shpernguljeve masive te popullsise per shkak te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Pershtypja e Lord Russel Johnston eshte se shume serbe te Kosoves kane arritur ta paranojne idene te qendrojne aty, pavaresisht statusit dhe trysnise se Beogradit. Johnston e sheh Kosoven si nje ceshtje qe s'ka precedent askund ne Evrope. Lord Russel Johnston e sheh pavaresine e kushtezuar si te vetmen zgjidhje te mundshme. Dhe per te vertetuar kete teze, ai sjell ne vemendje te eurodeputeteve rastin e Timorit Lindor, ku ne rrethana te njejta Kombet e Bashkuara munden te vendosnin ne favor te njohjes se nje shteti te pavarur ne kushtet kur ishte po ashtu ne diskutim principi i teresise territoriale, ceshtje e pretenduar nga serbet e aletatet e tyre ruse. Lord Russel Johnston nuk ka asnje dyshim se Serbia mund te beje me teper pa Kosoven, duke u perqendruar ne problemet e saj reale dhe punuar per te realizuar aspiratat drejt integrimit evropian. Nderkohe, Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, pritet t'u drejtohet eurodeputeteve te merkuren ne mesdite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›