E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndetësia, rryshfeti në shënjestër të rregullores së re

Asnjë pacient që nuk ka paguar sigurimet shëndetësore nuk do të marrë shërbim shëndetësor pa pasur kuponin e pagesës për çdo kontrroll që do të kryeje. Ky është urdhëri i prere i ministrit të Shëndetësisë dhënë drejtuesve të spitaleve në rrethe, të cilëve u kërkoi zbatim rigoroz të rregullores, duke paralajmëruar edhe ndëshkim për mjekët që marrin rryshfet dhe pacientët që nxisin këtë fenomen.
Vasili “Pacientët që janë të sigurar do ta marrin shërbimin falas, të pasiguruarit do të paguajnë në çdo etapë ku do të shkojnë dhe nëse nuk paguajnë nuk do të marrin shërbim shëndetësor, nëse paceintët do të japin para në mënyre korruptive, atëherë do të procedohet për të dyja palët.”
Në takimin me drejtoret e spitaleve në rrethe, Vasili u ndal edhe tek lufta kundër duhanit. Duke e konsideruar si një sfidë të rëndësishme shëndetësore, ai sqaroi se sitemi i gjobave për kundravajtje do të jetë vetëm për bizneset qe e lejojnë këtë fenomen. Ndërsa përsa i përket institucioneve në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë, në këto raste do të ketë ndëshkim deri në largim nga puna për krerët e tyre.
Vasili ”Nëse do të kapet një person duke pirë duhan në radhë të parë në sistemet shëndetësore, zgjidhja e vetme është që drejtuesi do të largohet”
Rregullorja e cila parashikon mënyrën se si duhet të funksionojë sitemi shëndetësor, iu është shpërndarë të gjithë drejtuesve. Ajo parashikon qartazi edhe kompetencën dhënë drejtorëve të spitaleve për shkarkim nga puna të vartësve të tyre, në rast të shkeljes së saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›