Meta: Berati prioritet i LSI, gjykoni me votë diskriminimin e qeverisë
BERAT- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në qytetin e Beratit është shprehur se për forcën që ai drejton, Berati përbën një prioritet.
Duke akuzuar qeverinë Berisha për diskriminimin e këtij qyteti, duke mos investuar për të, Meta tha se qytetarët e Beratit do e gjykojnë me votë këtë diskriminim. “Berati do ta tregojë me votë mospranimin e diskriminimit”, tha ai.
“Qarku i Beratit përbën prioritet për LSI-në. Ne votuam kundër buxhetit për shkak të mungesës së investimeve në Berat. Qeveria s’ka fonde për të respektuar buxhetin që ajo vetë ka votuar”, tha Meta më tej.
Sipas tij, “Berati do të jetë në krye të fitores së LSI në të gjithë vendin”.
(m.a/BalkanWeb)