E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historike në sport, WADA lejon përdorimin e kanabisit

AFRIKE E JUGUT- Ndryshim historik në botën e sportit ku Agjencia Botërore Antidoping vendosi të heqë barrierat për sa i përket konsumit të një droge të lehtë. Bëhet fjalë për kanabisin që do të lejohet të konsumohet deri në momentet e startit të garave. Vendimi është marrë pa pritur konferencën botërore antidoping që do të mbahet në Afrikën e Jugut nga data 12 deri në 15 nëntor.

Sipas vendimit të ri, të miratuar nga WADA, norma e lejuar do të jetë jo më shumë se 150 nanogramë për mililitra, çka do të thotë se sportistët përpara garave mund të relaksohen nën shoqërinë e barit dehës. Çështja në fjalë mban ngjyrime politike, mediatike dhe ekonomike, por jo shumë sociale, pasi pozitiviteti i kanabisit nuk parashikonte sanksione të karakterit moral, pasi atletët përballeshin me masa disiplinore. Principi bazohej në goditjen e avantazheve indirekte që përfitonin sportistët, duke përmirësuar paraqitjet e tyre në gara. 

Gjatë vitit 2011 u regjistruan 445 raste pozitive me kanabis, pothuajse 8 % e sportistëve të kontrolluar, çka shkaktonte edhe një dëm të madh për arkën e WADA-s. Gjithsesi, ky lloj pozitiviteti parashikonte norma të lehta dënimi deri në dy muaj pezullim dhe me vendimin e ri, mbyllet përfundimisht një kapitull i gjatë dhe i mundimshëm, duke lejuar autoritetet e kontrollit të përqëndrohen te lufta ndaj drogërave më të forta, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultatet e garuesve.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›