Protestat e socialistëve, Milo: "Asnjë ftesë për aleatët"
Autori i Lajmit: Redaksia
Aleatët e Partisë socialiste shfaqen të pakënaqur pas mungesës së një ftese nga ana e kësaj partie për tu bërë pjesë e protestave të saj njëjavore. Kreu i Partisë Demokracia Sociale pohon se nuk ka pasur asnjë ftesë për aksionin politik të së majtës. “Nuk kemi pasur asnjë informacion apo asnjë kontakt për mënyrën se si do të organizoheshin këto mitingje proteste nga ana e PS, gjithnjë duke shkuar me bindjen që aleatët njoftohen zakonisht në fund. Ne kemi pritur një njoftim në fund, më konkretisht për dje paradite, por nuk e kemi pasur një gjë të tillë dhe për rrjedhojë nuk kemi qenë prezent në mitingun e PS të organizuar në qytetin e Durrësit përpos nevojës për konsultime reciproke ose për një informim minimal që aktivitetet PS ka vendosur ti zhvillojë vetë dhe pa praninë e aleatëve”, - tha Milo. Në takimin e fundit të aleatëve, thotë Milo, është diskutuar në grup pa bërë dallime, duke marrë si të mirëqenë bashkëpunimin për protestat. “Nuk ishte se ishte përcaktuar një kalendar veprimesh protestuese të kësaj natyre që po shohim dhe pas atij takimi nuk kemi pasur konsultime të tjera rreth mënyrës si do të veprojmë tani e në të ardhmen. Ndoshta, gjatë ditëve në vijim, do të kemi ndonjë takim që të sqarohemi për taktikat e reja që ka adoptuar PS për vazhdimin e protestave”, - ka pohuar kreu i PDS-së. Shkaku i vetëm zyrtar i humbjes më 28 qershor thotë lidershipi i Partisë Socialiste ishte vjedhja e votave, por sipas zërave ndryshe, bashkëpunimi i keq me aleatët ishte një ndër shkaqet kryesore. Tashmë i vetmi aleat i përfaqësuar në Kuvend ka mbetur PBDNJ-ja me Vangjel Dulen.
Ky lajm është publikuar: 16/12/2009