Xhaçka: "Kjo javë, ura që na lidh me protestat e mëdha të janarit"
Autori i Lajmit: Redaksia
Socialistët do të protestojnë gjatë kësaj jave do të protestojnë edhe në Fier, Vlorë, Shkodër, Lezhë e Korçë për të gjitha pasojat që sipas tyre, po sjell moshapja e kutive, për të gjitha vuajtjet që kjo qeveri, e cila nuk përfaqëson vullnetin e lirë, po u shkakton shqiptarëve. “Gjatë kësaj jave do të protestojmë për ngritjen e çmimit të energjisë, një tjetër premtim i pambajtur i Sali Berishës. Do të protestojmë për shtrenjtimin e përkujdesit shëndetësor dhe pamundësinë e qindra mijëra familjeve, që jetojnë në fshat e në qytet, për të mos u vizituar dot në spitale e klinika. Gjatë javës në vijim do të protestojmë për kapjen e shtetit nga interesat e një familjeje të vetme dhe të një grushti njerëzish, që po uzurpojnë çdo ditë edhe më shumë koncesione, privatizime, toka, qofshin ato publike apo private”, - tha dje deputetja Olta Xhaçka. Ajo shtoi se do të protestohet dhe për tunelin që u premtua se do të lidhte Shqipërinë me Kosovën, por që sot vazhdon të mbetet i shembur, duke groposur qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe për shkeljen autonomisë vendore dhe shkurtimin në mënyrë të qëllimshme të fondeve për bashkitë dhe komunat, duke vështirësuar edhe më shumë jetën e të gjithë atyre që jetojnë në fshat e në qytet. “Do të protestojmë kundër një njeriu që për muaj me radhë ka thyer zemra nënash, motrash e fëmijësh, duke nxjerrë nga goja e tij shpifje monstruoze, që vetëm një i marrë mund ti mendojë. Do të protestojmë kundër një njeriu, që sot duhet të gjejë burrërinë për të shkuar e për të vërtetuar në gjykatë e prokurori, plot 20 akuza penale dhe civile që janë ngritur kundër tij. Në ditët në vijim, do të protestojmë me qytetarët e Beratit, të Fierit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës e Korçës për të bashkuar zemrat dhe zërat, me të gjithë atë shumicë shqiptarësh që nuk duan të qeverisen nga Sali Berisha, të cilët nuk ndihen të përfaqësuar nga kjo qeveri, vota e të cilëve nuk u lexua drejt më 28 qershor”, - tha ajo ndërsa shtoi se kjo javë do të jetë ura që do të lidhë protestat që lamë pas me protestat që do të rifillojnë më të shpeshta, më të mëdha dhe më të fuqishme pas Vitit të Ri.
Ky lajm është publikuar: 16/12/2009