Felaj: "Duhet të luftojmë për demokracinë"
Autori i Lajmit: Redaksia
"Demokracia nuk është një dhuratë, por duhet mbrojtur, prandaj mendoj se duhet të luftojmë për ta pasur". Kështu e nisi fjalën e saj deputetja e Beratit, Ermonela Felaj, në protestën e socialistëve të zhvilluar në këtë qytet. Sipas saj, një fytyrë politike që të trishton, sepse shqiptarët janë të detyruar që të dëgjojnë përrallat e kryeministrit. “Unë nuk e kuptoj si kjo fytyrë ka kurajë tu dalë përpara njerëzve, kur ka vjedhur votat e tyre! Si mund tu dalë përpara njerëzve, me dy ministra të ndjekur penalisht në qeveri. Nuk e kuptoj si u del përpara njerëzve, kur ka një krizë ekonomike. Personave me aftësi të kufizuar e të gjithë ata që rrojnë me ndihmën ekonomike, nuk e marrin sepse është shkurtuar fondi i qeverisë. Është ajo që do të falimentojë qindra biznese të vogla, e që u jep subvencione vetëm atyre që kanë teserën e PD. Ne i themi Berishës se tani je vënë para zgjedhjes: ose hap kutitë, ose largohu, sepse ne nuk do të lejojmë që demokracinë ta kthesh në diktaturë”, - tha ajo.
Nasufi: "Protesta, e vetmja zgjidhje ndaj kësaj qeverisjeje"
Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, ka pohuar dje se protestat janë e vetmja zgjidhje për ti thënë ndal krizës ekonomike, ndal qeverisë së paligjshme. “Berisha ka cenuar rëndë autonominë vendore. Kjo qeveri po cenon rëndë biznesin e vogël. Protestat tona do të zhvillohen derisa të gjejnë zgjidhje të gjitha kërkesat tona. Kërkesa jonë themelore: hapja e kutive”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 16/12/2009